Netët londineze me "British Airways"
Për jetë nate nuk ka vend më të përshtatshëm se sa Londra. Nga super-klubet e gjalla tek baret intime, nga pabet tradicionale tek kafetë moderne, ka një vend për çdo lloj humori dhe rasti. Kudo që shkon për të eksperimentuar më të mirën e Britanisë, mund të jesh i sigurt se pranë teje mund të gjesh një lokal të "dashur". Merr Terminalin 5 në Heathrow. Shtëpia e re ekskluzive e "British Airways"-it jo vetëm ofron më të mirën për pazar dhe ushqim, por vizitorëve të tij u ofrohet një pafundësi zgjedhjesh kur bëhet fjalë për të shpenzuar. Duke filluar nga i riu dhe moderni "5 Tunes Pub and Kitchen" në sallën e nisjeve tek i mrekullueshmi Crown Rivers në terminalin kryesor, mund të shijoni shumë nga ngrohtësia tradicionale. Bar 5 është një kokteil bar, i sjellë në T5 në partneritet me "Diageo", ndërkohë që V-Bar përzien kokteile me Tapas për të sjellë një shije mesdhetare në Angli. Asgjëkund tjetër veçse në Londër nuk festohet festa më e mirë - dhe askush nuk e njeh Londrën më mirë sesa "British Airways". Fluturimet operojnë ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe aeroportit "Gatwick" të Londrës 5 herë në javë. Ba.com është e pajisur me informacion të plotë mbi çfarë të bësh dhe ku të shohësh në Londër bashkë me informacionin mbi gjithë shërbimet e "British Airways".