Verbund themelon projekt kompaninë „Energji Ashta shpk‰ në Shqipëri
Verbund, kompania kryesuese e energjisë
elektrike në Austri dhe ndër ofruesit më të
mirë të shërbimeve të elektricitetit në Evropë,
shpall themelimin e projekt kompanisë "Energji
Ashta shpk". Kjo kompani ka përgjegjësi planifi -
kimin, ndërtimin dhe drejtimin e hidrocentralit
(HEC-it) të Ashtës në afërsi të Shkodrës.
Në shtator 2008 Verbund fi toi koncesionin
për ndërtim dhe udhëheqjen e funksionimit në
35 vjet të hidrocentralit që do të ndërtohet në
Ashtë. Ky projekt do të ketë ndikim të ndjeshëm
në gjendjen energjetike në Shqipëri. Gjatë
vënies në punë, HEC-i i Ashtës do të furnizojë
me energji elektrike më shumë se 100.000 ekonomi
shtëpiake shqiptare.
HEC-i i Ashtës është i fundit në ujëvarën e
lumit Drin dhe është i vendosur nën rrjedhën
ujore të stacionit grumbullues të energjisë
elektrike të Vaut të Dejës. Aktualisht, pjesa më
e madhe e ujërave rrjedhëse mbi Spathara-n
egzistuese, kthehen sërisht në lumin Drin, pa
e shfrytëzuar energjinë e tyre. HEC-i i Ashtës
do t‘a shndërrojë këtë forcë të pashfrytëzuar në
energji elektrike miqësore ndaj mjedisit, duke
përdorur teknologjinë më të re dhe të sofi stikuar,
Strafl oMatrix TM me dy seri nga 45 njësi
turbina. Kapaciteti vjetor do të jetë 230 GW/orë.
Duke krijuar vende të reja pune, HEC-i Ashta
do të sjellë gjithashtu një nxitje pozitive për
zonën dhe vendin në tërësi, dhe në të njëjtën
kohë do të përmirësojë situatën e furnizimit
energjik në vend duke reduktuar varësinë e
importeve të energjisë nga jashtë - të gjitha këto
me ndikim minimal në mjedis. Në përfundim të
periudhës koncesionare, HEC-i do t‘i dorëzohet
Republikës së Shqipërisë.
Verbund është prodhuesi lider i elektricitetit,
si dhe operatori kryesor i sistemit të
shpërndarjes në Austri; Verbund është një nga
prodhuesit kryesor të hidroenergjisë dhe ndër
kompanitë më me shumë të ardhura vjetore
në Evropë. Në 2007-ën, Verbund ka arritur më
shumë se tre miliard euro xhiro vjetore me
2,500 të punësuar. Në Austri, Verbundi operon
në sektorët e prodhimit, transmetimit, tregtisë
dhe shitjes me pakicë. Në sektorin e prodhimit
Verbund vë theksin mbi besueshmërinë: 86%
e energjisë së prodhuar e ka origjinën në 107
HEC-et Austriake.
Kompania kryesuese e energjisë elektrike
në Austri është përfshirë në mënyrë aktive në
prodhimin dhe tregtimin e energjisë në më
shumë se 20 vende, dhe po shtrin akoma më tej
rolin e saj si kompani ndërkombëtare sidomos
në Turqi dhe zonat e Evropës qendrore dhe
lindore, por gjithashtu në Itali dhe Francë që
cilësohen si tregje strategjike.
Mbi Verbund-in
Verbund është kompania kryesuese e prodhimit
dhe transmetimit të energjisë elektrike si
dhe një nga prodhuesit më të mirë nëpërmjet
fuqisë ujore, duke u renditur në kompanitë me
të ardhura më të mira në Evropë. Në 2007-ën
Verbund mbylli një xhiro vjetore me më shumë
se 3 miliard euro dhe 2,500 punonjës. Në Austri,
Verbund-i vepron në fushat e prodhimit, transmetimit,
tregtisë dhe shitjes. Jashtë Austrisë
kompania është aktive në prodhim dhe tregti
në më shumë se 20 vende dhe po zgjeron në
mënyrë të vazhdueshme rolin e saj si lojtar
ndërkombëtar.