Thaçi: Qeveria nuk është serioze
Lideri i Partisë Demokratike
Shqiptare (PDSH)
në Maqedoni, Menduh
Thaçi, në një intervistë
që i dha këto ditë, stacionit privat
kryesor në gjuhën maqedone,
"A1", akuzoi partinë maqedono-
sllave në pushtet, VMRODPMNE,
aleate tradicionale e
mëparshme e PDSH-së, dhe
partinë shqiptare Bashkimi
Demokratik për Integrim (BDI),
partnere në koalicionin qeverisës
të këtij vendi, se e kishin përgatitur
paraprakisht skenarin e
zgjedhjeve parlamentare të fundit.
Sipas tij, Imer Selmani, kryetari
i partisë së re të porsakrijuar
Demokracia e Re, që u shkëput
nga PDSH-ja, dhe ish-bashkëpunëtor
i tij (i Thaçit) i afërt, në
zgjedhjet lokale të ardhshme nuk
do të arrijë të fitojë qoftë edhe në
një komunë, edhe pse Kryeministri
Nikolla Gruevski dhe kabineti i
tij e mbështesin atë.
A do të mundë të arrijmë
që, në këto zgjedhje presidenciale
dhe lokale, ne të
përmbushim kriterin e 9-të,
në mënyrë që neve të na
përcaktohet data e fillimit
të bisedimeve për anëtarësimin
e vendit tonë në
Bashkimin Evropian? A do
të kemi, më në fund,
zgjedhje të qeta?
Shpresoj, megjithëse nuk
kam shumë besim. Kam mendimin
se kjo qeveri më shumë
punon për formën sesa për
përmbajtjen. Kam mendimin se
ekzistojnë mjaft tregues që tregojnë
se kjo qeveri nuk po bën
punë serioze që zgjedhjet të jenë
të qeta dhe të ndershme. Po ju
sjell një argument: aktivistët e
PDSH-së dënohen më 100 vjet
burg, ndërkohë që asnjë nga aktivistët
e BDI-së ende nuk është
dënuar, madje ata vendosen në
funksione me përgjegjësi. Kjo
tregon se nuk po bëhet ndonjë
punë serioze për zgjedhjet e
ardhshme.
Përse mendoni se vetëm
dënimi ose mosdënimi i
dikujt tregon për mungesën
e seriozitetit. Incidenti i kohëve
të fundit që ndodhi në
stadiumin e qytetit të
Tetovës, sipas BDI-së, ishte
një përpjekje e ndërmarrë
nga ana juaj që të inskenoni
incidente, me
qëllim që të mbulonit parregullsitë
në zgjedhjet parlamentare
të vitit 2008?
Përkundrazi, unë nuk i përkas
atij grupi njerëzish që mendojnë
se shqiptarët kanë predispozicion
gjenetik që të krijojnë probleme
në zgjedhje. Mendoj seriozisht
se shteti përzihet te shqiptarët,
sa herë që ka zgjedhje,
për dy arsye. Arsyeja e parë ka
lidhje me atë se ai (shteti) synon
që të zgjidhen ata përfaqësues të
shqiptarëve që i shkojnë atij për
shtat, kurse arsyeja e dytë ka
lidhje me atë se synohet të deformohet
vullneti politik i shqiptarëve.
Nuk besoj se ka shqiptarë
të tillë që kanë vullnet
politik të bllokojnë procesin
drejt anëtarësimit në NATO; nuk
besoj se ka shqiptarë të tillë që
kanë një vullnet politik të tillë që
të terrorizojnë mbi 2000 veta në
Shkup për një vepër penale,
qoftë kjo vrasje ose krime të tjera.
Në zgjedhjet parlamentare
të kaluara, OSBE-ja i
vuri gishtin si një prej fajtorëve
për incidentet e
ndodhura zëvendësministrit
të Punëve të
Brendshme të asaj kohe,
Refet Elmazi?
Jo, atij ia vunë gishtin
Gruevski dhe VMRO-DPMNEja.
Ata zhvillonin bisedime dhe
ankoheshin tek OSBE-ja dhe
faktori ndërkombëtar. A e dini se
është shumë keq kur një mik i
juaji i thotë diku tjetër gjëra të
këqija për ju. Kjo ishte pjesë e
skenarit të përgatitur nga z.
Gruevski bashkë me z. Ahmeti
në zgjedhjet e kaluara, që, më
pas, z. Gruevski të justifikonte
koalicionin e ri me BDI-në.
Megjithatë, mendojmë
se OSBE-ja i bën vetë
raportet dhe ajo publikoi,
pa asnjë mëdyshje, numrin
e saktë të incidenteve, 14
të tilla, por, sidoqoftë, ju
keni qëndrimin tuaj...
A doni të dini se në Tetovë
nuk pati qoftë edhe një gjuajtje
me pëllëmbë, por VMRO-DPMNE-
ja anuloi votimet në 65 për
qind që qendrave elektorale, ku
fitoi PDSH-ja, sepse kjo ishte
pjesë e skenarit të përgatitur që
më parë. Shqiptarët nuk do të
ishin vendosur në një situatë
nënvleftësuese të tillë, sikur të
mos ishte z.Ahmeti.
Shqiptare (PDSH)
në Maqedoni, Menduh
Thaçi, në një intervistë
që i dha këto ditë, stacionit privat
kryesor në gjuhën maqedone,
"A1", akuzoi partinë maqedono-
sllave në pushtet, VMRODPMNE,
aleate tradicionale e
mëparshme e PDSH-së, dhe
partinë shqiptare Bashkimi
Demokratik për Integrim (BDI),
partnere në koalicionin qeverisës
të këtij vendi, se e kishin përgatitur
paraprakisht skenarin e
zgjedhjeve parlamentare të fundit.
Sipas tij, Imer Selmani, kryetari
i partisë së re të porsakrijuar
Demokracia e Re, që u shkëput
nga PDSH-ja, dhe ish-bashkëpunëtor
i tij (i Thaçit) i afërt, në
zgjedhjet lokale të ardhshme nuk
do të arrijë të fitojë qoftë edhe në
një komunë, edhe pse Kryeministri
Nikolla Gruevski dhe kabineti i
tij e mbështesin atë.
A do të mundë të arrijmë
që, në këto zgjedhje presidenciale
dhe lokale, ne të
përmbushim kriterin e 9-të,
në mënyrë që neve të na
përcaktohet data e fillimit
të bisedimeve për anëtarësimin
e vendit tonë në
Bashkimin Evropian? A do
të kemi, më në fund,
zgjedhje të qeta?
Shpresoj, megjithëse nuk
kam shumë besim. Kam mendimin
se kjo qeveri më shumë
punon për formën sesa për
përmbajtjen. Kam mendimin se
ekzistojnë mjaft tregues që tregojnë
se kjo qeveri nuk po bën
punë serioze që zgjedhjet të jenë
të qeta dhe të ndershme. Po ju
sjell një argument: aktivistët e
PDSH-së dënohen më 100 vjet
burg, ndërkohë që asnjë nga aktivistët
e BDI-së ende nuk është
dënuar, madje ata vendosen në
funksione me përgjegjësi. Kjo
tregon se nuk po bëhet ndonjë
punë serioze për zgjedhjet e
ardhshme.
Përse mendoni se vetëm
dënimi ose mosdënimi i
dikujt tregon për mungesën
e seriozitetit. Incidenti i kohëve
të fundit që ndodhi në
stadiumin e qytetit të
Tetovës, sipas BDI-së, ishte
një përpjekje e ndërmarrë
nga ana juaj që të inskenoni
incidente, me
qëllim që të mbulonit parregullsitë
në zgjedhjet parlamentare
të vitit 2008?
Përkundrazi, unë nuk i përkas
atij grupi njerëzish që mendojnë
se shqiptarët kanë predispozicion
gjenetik që të krijojnë probleme
në zgjedhje. Mendoj seriozisht
se shteti përzihet te shqiptarët,
sa herë që ka zgjedhje,
për dy arsye. Arsyeja e parë ka
lidhje me atë se ai (shteti) synon
që të zgjidhen ata përfaqësues të
shqiptarëve që i shkojnë atij për
shtat, kurse arsyeja e dytë ka
lidhje me atë se synohet të deformohet
vullneti politik i shqiptarëve.
Nuk besoj se ka shqiptarë
të tillë që kanë vullnet
politik të bllokojnë procesin
drejt anëtarësimit në NATO; nuk
besoj se ka shqiptarë të tillë që
kanë një vullnet politik të tillë që
të terrorizojnë mbi 2000 veta në
Shkup për një vepër penale,
qoftë kjo vrasje ose krime të tjera.
Në zgjedhjet parlamentare
të kaluara, OSBE-ja i
vuri gishtin si një prej fajtorëve
për incidentet e
ndodhura zëvendësministrit
të Punëve të
Brendshme të asaj kohe,
Refet Elmazi?
Jo, atij ia vunë gishtin
Gruevski dhe VMRO-DPMNEja.
Ata zhvillonin bisedime dhe
ankoheshin tek OSBE-ja dhe
faktori ndërkombëtar. A e dini se
është shumë keq kur një mik i
juaji i thotë diku tjetër gjëra të
këqija për ju. Kjo ishte pjesë e
skenarit të përgatitur nga z.
Gruevski bashkë me z. Ahmeti
në zgjedhjet e kaluara, që, më
pas, z. Gruevski të justifikonte
koalicionin e ri me BDI-në.
Megjithatë, mendojmë
se OSBE-ja i bën vetë
raportet dhe ajo publikoi,
pa asnjë mëdyshje, numrin
e saktë të incidenteve, 14
të tilla, por, sidoqoftë, ju
keni qëndrimin tuaj...
A doni të dini se në Tetovë
nuk pati qoftë edhe një gjuajtje
me pëllëmbë, por VMRO-DPMNE-
ja anuloi votimet në 65 për
qind që qendrave elektorale, ku
fitoi PDSH-ja, sepse kjo ishte
pjesë e skenarit të përgatitur që
më parë. Shqiptarët nuk do të
ishin vendosur në një situatë
nënvleftësuese të tillë, sikur të
mos ishte z.Ahmeti.