Shoqata Pronësi me Drejtësi, thirrje ish pronarëve që të votojnë vetëm LZHK
Kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi Rrapo Hajredin Danushi, ju ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të shpronësuar nga diktatura komuniste që në zgjedhjet e 28 qershorit të votojnë Partinë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, dhe asnjë parti tjetër përveç saj. Pronarë të shpronësuar nga diktatura komuniste.Të gjitha ato parti politike, që janë të lidhura pas bishtit të Partisë Demokratike të Sali Berishës si dhe pas bishtit të Fatos Nanos dhe Edi Ramës, janë kundra kthimit fizik të pronave, pronarëve të tyre të ligjshëm.
Neokomunistët Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama etj janë për pronarët e shpronësuar nga diktatura komuniste me keq se Hitleri për hebrenjtë. Këta bandillë ne të shpronësuarit nga diktatura po kërkojnë që të na shfarosin si shtresë shoqërore dhe pronat tona ti grabisin ata dhe të pasurojnë fëmijët e tyre. Ju jeni dëshmitarë se faktikisht kjo ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri në këto 18 vjet, u shpreh Danushi. Ai deklaroi që të mos votohej në asnjë mënyrë Partia Demokratike, e cila sipas tij nuk është një parti e djathtë, dhe ju kërkoi që të mos votojnë dhe asnjë parti të majtë shqiptare pasi ato i quajti si parti të mbetura dhe pasardhëse të Partisë Komuniste dhe diktatorit Enver Hoxha. Ai deklaroi se ai i shpronësuar i cili do të votonte ndonjë parti tjetër përveç LZHK, sepse do të tradhtonte interesat e familjes së tij, dhe do të votonte kundër të djathtës së vërtetë shqiptare. Shoqata jonë megjithëse në këto 18 vjet ka luftuar e vetme për çrrënjosjen dhe ndëshkimin e komunizmit, ajo do të vazhdojë të luftojë deri në çrrënjosjen e plotë të tyre dhe të neokomunistëve të tjerë. Bashkimi Evropian u ka bërë dhe mbas zgjedhjeve do tu bëjë një shtrëngim akoma dhe më të madh neokomunistëve për të rikthyer pronën tek i zoti. Por për këtë duhet dhe zëri juaj në parlament.