E Shtunë, 31 Tetor 2026

"New Moment Tirana" fiton një çmim ndërkombëtar

"New Moment" ka fituar rreth 80 çmime ndërkombëtare, të cilat e bëjnë atë agjencinë me më shumë çmime në rajon


Në festivalin ndërkombëtar të reklamës, PiranIdea, e cila u organizua në Piran, Slloveni, agjencisë "New Moment Tirana" iu dha çmimi Shtëpia e Bronzit në kategorinë e spoteve televizive.


Ky çmim u dha për spotin televiziv "Siguria" të cilin "New Moment Tirana" e krijoi dhe prodhoi për klientin e saj NBG Bank në fillim të 2009-s.


PiranIdea është një festival ndërkombëtar i reklamës, dhe këtë vit u organizua në Piran, në bregdetin Adriatik, dhe në të marrin pjesë të gjitha agjencitë e Young&Rubicam të Evropës Qendrore dhe Juglindore.


Këtë vit merrnin pjesë 18 vende, të cilat aplikuan me 362 punime në kategori të ndryshme (si: spote televizive, spote radiofonike, reklama për gazeta, promocione si edhe reklama interaktive, etj). Kritere shumë të rrepta të përcaktuara nga juria sollën si rezultat dhënien e vetëm 17 çmimeve nga 363 punime konkuruese.


-Nuk ka shumë fusha në jetë, në të cilat ne mund të jemi përkrah me vendet e mëdha dhe të zhvilluara. Megjithatë, ndodh e kundërta në fushën e kreativitetit.


Shqiptarët kanë një potencial të lartë intelektual dhe kreativ, dhe jam shumë i gëzuar që ky çmim do të rrisë besimin dhe motivimin në skuadrën tonë, në mënyrë që të zhvillojmë rezultate më të larta në nivel ndërkombëtar - tha Oliver Petrovski, menaxheri i "New Moment Tirana".


Ky është festivali i tretë ndërkombëtar për New Moment Tirana, mbas suksesit të reklamës "Para/Pas" për kompaninë Semos alts vitin e kaluar, dhe spotin televiziv "Natën e mirë" për NBG Bank në 2007. Me këto suksese, "New Moment Tirana" e ka vënë Shqipërinë në hartën e reklamimit të Europës, duke qenë se këto janë çmimet e para në fushën e reklamimit, për punime të bëra për tregun shqiptar, dhe për tregun mediatik të Shqipërisë.


Është e rëndësishme të përmendim se "New Moment Tirana" është pjesë e grupit "New Moment MSHK" (Maqedoni-Shqipëri-Kosovë), i cili është grupi me më shumë çmime jo vetëm në grupin "New Moment", me më shumë se 80 çmime në festival ndërkombëtare si ai i Nju Jorkut, Goldem Drum, Çmimet Epica, Montreux, Eurobest, MIAF - Mosk, Cresta, Fitues nëValencia, dhe shumë të tjerë.


Çmimi i fituar nga skuadra e "Neë Moment Tirana" është një konfirmim jo vetëm që epërsia kreative e grupit ka përfshirë edhe skuadrën e Shqipërisë, por edhe se arritja e kritereve në mënyrë të krahasueshme dhe përpjekjet për të kapur tregjet evuropiane dhe botërore, janë pjesë kyçe e kulturës në "Neë Moment" në çdo treg.


Me punën e saj kreative, "New Moment Tirana" do të vazhdojë të përfaqësojë dhe të reklamojë Shqipërinë dhe potencialin e saj të lartë kreativ, botës së reklamave dhe komunikimit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›