E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga 1 gushti, hapet për trafikun segmenti Levan - Damës

29-07-2012 / Gazeta 55

Pjesë e autostradës Levan – Tepelenë

Duke filluar nga data 1 gusht do të hapet për trafikun segmenti prej 35 km, Levan -Damës, pjesë e autostradës Levan-Tepelenë.
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, gjatë një inspektimi të zhvilluar javën qe shkoi në mbikalimin e Levanit, aty ku lidhen rrugët Levan – Vlorë, Levan-Tepelenë dhe Bypass-i i Fierit, tha se asfaltimi i nyjës së Levanit do të bëjë që mundur që më 1 gusht ne të hapim për trafikun segmentin e parë të rrugës Levan –Damës.
Ndër të tjera, ministri Olldashi u shpreh se "hapja e këtij segmenti është shumë e rëndësishme për të gjithë fluksin e trafikut që shkon drejt Jugut të vendit, për shkak se eliminon  rrugën e vështirë që është sot, nga Patosi deri në Ballsh dhe më tej drejt Fratarit dhe përmirëson në mënyrë të ndjeshme cilësinë e udhëtimit".
Segmenti Levan-Damës përbën gjysmën më të vështirë të projektit Levan -Tepelenë, gjithsej 70 kilometra dhe hapja e tij për trafikun shënon një lehtësim të ndjeshëm të udhëtimit drejt Jugut të vendit, pasi eleminon trajektoren e vështirë Patos-Ballsh-Fratar.
Ky segment është tërësisht në një trajektore të re që shtrihet përgjatë luginës së Vjosës, duke i dhënë rrugës një karakter tërësisht fushor. Shpejtësia e parashikuar e lëvizjes varion nga 80 deri më 100 km/orë. Ndërkohë, punimet vazhdojnë me intensitet edhe në segmentit nga Damësi në Memaliaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›