E Diel, 1 Nëntor 2026

Unaza e madhe - tenderi për projektin, gati brenda javës së ardhshme

29-07-2012 / Gazeta 55

Segmenti nga Shkolla Teknologjike deri tek qendra “Kristal”

Unaza e madhe, një vepër e rëndësishme strategjike e parashikuar edhe në Planin e ri Urbanistik, është në proces ndërtimi.
Projekti i dorëzuar nga Bashkia e Tiranës Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, e cila e financon këtë me fondet e qeverisë shqiptare, do të tenderohet brenda javës së ardhshme.
Ai parashikon ndërtimin e segmentit nga shkolla teknologjike te qendra “Kristal”.
Kryebashkiaku Lulzim Basha konfirmoi disa ditë më parë se është dorëzuar dhe do të tenderohet këto ditë vazhdimi i unazës së madhe.
Ndërkaq punimet në rrugën e Elbasanit kanë nisur dhe pritet sistemimi i shtratit të Lanës deri në urën e Shkozës për ndërtimin e saj.
Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Bashkimit Europian, brenda nëntorit do të përfundojë procedurat për financimin e dy blloqeve urbane, përkatësisht në lagjen nr. 8 dhe nr. 9, poshtë unazës, të dyja anët e rrugës ‘5 Maji’, me vlerë 8 milionë euro.
Në rrugën e Elbasanit, po me fondet e qeverisë shqiptare, po ekzekutohet projekti i dorëzuar nga Bashkia e Tiranës dhe po brenda këtij muaji përfundon projekti teknik për sistemimin e shtratit të Lanës deri tek ura e Shkozës dhe ndërtimin e rrugëve, projekt i cili po kështu do t’i dorëzohet për financim dhe ndërtim qeverisë shqiptare, Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, nëpërmjet Ministrisë së Transportit.
Në bashkëpunim edhe me sektorin privat është dhënë leja koncesionare dhe pritet që së shpejti të nisë puna për parkimin e parë nëntokësor në Tiranë në sheshin “Italia”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›