E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër; Analiza e policisë, ulet 80% kultivimi i lëndëve narkotike



Policia e Gjirokastrës për vitin 2009 ka arritur të ulë me rreth 80% kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa forca zbuluese e veprave penale është rritur me 6%. Gjatë periudhës analizuese, në territorin e Qarkut të Gjirokastrës kanë ndodhur gjithsej 327 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 282 prej tyre me një forcë zbuluese prej 86.3% dhe e krahasuar me periudhën paraardhëse të vitit të kaluar, ku u evidentuan 392 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 315 prej tyre me një forcë zbuluese prej 80.3% rezulton të kemi një ulje të veprave penale, por ka rritje të forcës zbuluese me rreth 6%. Në këto vepra penale janë implikuar 316 autorë, nga të cilët 114 janë arrestuar në flagrancë, 17 shpallur në kërkim dhe 185 ndiqen në gjendje të lirë. Vepra penale në fushën e drogave janë evidentuar 43 raste, nga të cilat janë zbuluar 21 ose 48.9%, ku janë sekuestruar, 100 gramë kokainë, 50 kilogramë heroinë, rreth 4 ton marijuanë, 6910 bimë narkotike kanabis sativa. Në këto vepra penale janë implikuar 34 autorë, nga të cilët 29 janë arrestuar në flagrancë, 1 është ndjekur në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u evidentuan 79 raste, nga të cilat u zbuluan 40 prej tyre ose 50%, si dhe u asgjësuan 30.000 bimë narkotike kanabis sativa, konstatohet ulje e veprave penale, kryesisht në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ç’ka tregon edhe punën e mirë parandaluese në drejtim të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›