Nga “Cuca e maleve” në “Love Story”
Agron Aliaj, koreografi i plejadës së parë, që përjetoi kulmet e revolucioneve të kërcimit, mbush 75 vjet. Vitet ‘70 që i ndezën imagjinatën të riut, jeta në indoktrinimin e rreptë ideologjik, duke jetuar në vetëcensurim, deri në çlirimin e plotë dhe eksperimenti që tronditi brezin e pas ’90 me baletin modern “Love story”. Më poshtë është pjesa e shkëputur nga libri i balerinit Albert Janku “Me Agron Aliaj dhe artin e tij”, që do të dalë së shpejti në treg, që tregon kufirin e mjeshtrit në liri dhe izolimin përmes veprës
Është një moment kur njeriu vendos për të ardhmen e tij, zgjedh rrugën për të mbërritur atje ku ka ëndërruar. Ky moment sidomos për artistët i ngjan një fillimi dashurie të përjetshme. Në fillimet e saj ajo duket sikur e marros artistin e ri, më vonë sikur i bën magji që të mos shkëputet kurrë prej saj dhe në fund vetë ai kthehet në një magjistar për të marrosur të tjerë të dashuruar.
Agron Aliaj hyri në botën e artit si një kërcimtar fillestar me pasionin e një adoleshenti plot ëndrra dhe dëshira. Magjia e kërcimit e rrëmbeu dhe pas disa kohësh ai filloi të magjepsë me artin e tij shikuesin. Pak nga pak me kalimin e kohës ai u radhit në plejadën e parë të koreografëve. Krijimtaria e tij u zhvillua kur koreografët në vende të zhvilluara po thellonin evolucionin që kishte filluar vite më parë në Evropën Perëndimore. Ata po kërkonin mënyra dhe rrugë të tjera për t’u shprehur ndryshe nga se ishte shprehur gjer në atë kohë arti i kërcimit në repertorin që luhej në çdo teatër.
Koha që kishte jetuar, Agronin e kishte pajisur dhe pasuruar me alfabetin ose më mirë të themi me leksikun e pasur të baletit klasik. Jeta i afroi atij t’i hidhte sytë nga thesari i traditës së kërcimit në Shqipëri, tek folklori koreografik. E nëse ai armë të fortë kishte alfabetin e baletit klasik, në dorën tjetër ai mbante fort vallen e popullit, eposin dhe legjendat e vendit të tij. Këto pasuri e ndihmuan të shprehej me gjuhën e tij që i përshtatej bindjeve artistike, shijes së veçantë pa u shkëputur nga genet e formimit dhe jo duke imituar një moderne të zhveshur nga ndjenjat dhe emocionet që fluturon pa ditur ku do të ndalojë. Pra Agroni ndërtoi dhe skaliti veten për të qenë një autor me origjinalitet të veçantë.
Në fillim të vitit 1966 e më tutje as edhe një shfaqje e repertorit botëror nuk lejohej të luhej në skenat tona. Koreografët dhe krijues të tjerë të shokuar nga kjo goditje në mes dilemave po mundoheshin të dilnin nga ky kolaps që për mjaft kohë frenoi krejtësisht lirinë e krijimit dhe për pasojë zotëroi dhe pasiviteti. Në mes të këtij mjedisi ishte Agroni dhe ndonjë tjetër, që kërkonin hapësirë për t’u larguar nga ndikimi i artit revolucionar kinez që për një kohë të shkurtër ndikoi në zhvillimin e artit tonë.
Në këtë moment pranë tij gjendet një artist tjetër që i uritur posi ai për të krijuar, bashkëpunon me Agronin për disa vite. Ky ishte kompozitori Nikolla Zoraqi.
Në takimet e tyre të shpeshta dhe bisedat e përditshme këmbëngulnin për të gjetur shtigje e për të dalë nga kjo gjendje status quo-je dhe e rënduar. Nuk vonoi dhe ato i afruan skenës dy vepra që shkundën atë gjendje amullie që po kalonte arti e në veçanti koreografia. Ata krijuan një punim të gjatë koreografik ku ideja qendrore që vinte pak e fshehur ishte: njerëzit nuk mund të jenë robotë që punojnë dhe i ngrenë lavde socializmit. Ata edhe ndjejnë, edhe punojnë, duan familjen, ndahen, por dashurojnë dhe besimin e kanë në të ardhmen. “Ritme dhe ndjenja të klasës punëtore” titullohej ky punim që nuk mungonte të paraqiste realitetin siç qe, por në vetë muzikën dhe kompozimin koreografik ndjehej një erë e re. Pak më vonë siç e kemi trajtuar në thellësi në faqet e kaluara erdhi baleti “Cuca e maleve” me libret të Loni Papa dhe muzikë të Nikolla Zoraqi. Nikollës dhe Agronit i kishte pëlqyer në dramën e Lonit ajo vajzë e maleve, që guxonte të shkruante me të madhe në dërrasën e zezë germën A, dritën që jep arsimi, kultura për një komb. Ajo kërkonte dije kur dashurinë për të vluarin e saj nuk mund ta shfaqte haptazi. Prapambetjen dhe varfërinë e futur deri në shtëpinë e saj nuk e kuptonte. Këto krijime dhe të tjera qenë për Agronin një eksperiencë e madhe për të ardhmen e afërt. Tashmë ai kishte prekur nga afër atë që dukej e vështirë tek ne, nga sa kërcimi dhe baleti ishin art i ri dhe me pak eksperiencë. Etapat e zhvillimit të baletit në vendin tonë nuk kanë ndjekur radhën e tyre, ato janë kapërcyer dhe ndonjëra prej tyre nuk është njohur mirë. Koreografët shpesh janë kthyer mbrapa si Sizifi dhe kanë filluar të ngjiten përsëri në mes mundimesh. Në balet nuk është e domosdoshme të trajtoheshin vetëm temat historike si luftërat për liri dhe legjendat popullore. Arti koreografik pa temën e ditës, të kohës, shqetësimeve me të vërtetë njerëzore dhe shoqërore nuk mund të jetë i plotë dhe do të ishte i paarritur biologjikisht. Teknologjia e tij në të gjitha aksesorët ishte e vjetruar.
Në kohën kur këto vepra po ndiqeshin nga publiku dhe kur baleti “Cuca e maleve” mbas kritikave të mëdha për shfaqje të huaja në paraqitjen e saj, kur shprehja se “shfaqja është revizioniste” qarkullonte në zyra ndërtesash, ku vendosej për fatin e një vepre dhe kur me mediokritet pëshpëritnin për personazhin e Don Markut (priftit): “Si është e mundur që ky ka kaq shumë leksik kërcimi, kur për ata ai duhet të ishte një figurë statike”, erdhi si papritur një balet i ri “Historia e një kënge”. Nikolla Zoraqi dhe Agron Aliaj me ndihmën e Hamide Stringës ndërtuan një balet që ishte shprehje e akumulimeve përgjatë disa viteve të mendimeve, shqetësimeve dhe kërkimeve, për një art kontemporan. Aftësia e artistit për të dalluar momentin e duhur historik, për të përshfaqur tema dhe ide që i afrohen psikologjisë së shoqërisë, larg skematizmit që dominonte gjer në atë kohë, është meritë e artistëve të veçantë dhe të përkushtuar ndaj artit. Në vitet 1969–1972 u vu re se disa aspekte të jetës tek ne po ndryshonin disi nga e kaluara jo e largët. Kontaktet me botën sikur u rritën. Shqipëria dhe Kosova i shtuan lidhjet në art dhe kulturë, kanalet televizive italiane dhe ndonjë tjetër shikoheshin pa vështirësi dhe u krijua përshtypja se po frynte një erë e re. Të gjetur me shumë vend për të krijuar një ide për në atë kohë ishin vargjet në një këngë të Pjetër Gacit të shkruar nga Fatos Arapi: po vinte era limoni/ erdhi pranvera/ por unë nuk e besova. Mbas vitit 1972, neve vetë na dukej e pabesueshme që kishim jetuar për pak kohë një farë lirie që nuk na ndrydhte mendimet, dëshirat dhe ëndrrat. Nëse baleti klasik dhe ai kontemporan nga shumë njerëz në kohëra janë parë si dy disiplina konfliktuale, në baletin “Historia e një kënge”, baleti klasik në një temë të ditës u shfrytëzua dhe u zhvillua më tej, deri aty sa që disa elementë të veçantë kërcyes modernë u shkrinë me të tërën, duke sjellë një gjuhë më të kapshme për publikun e gjerë. Kjo gjuhë ishte afër shijes dhe civilizimit bashkëkohor, ndaj dhe spektatori e ndjen kohën e tij në brendësi të kësaj shfaqjeje. Shfaqja u dha në muajin maj të vitit 1971. U dha shumë herë në sallën e mbushur plot. Në rolet kryesore në premierë interpretuan Zoica Haxho dhe Albert Janku, më vonë edhe nga Keti Trojani dhe Luan Shtino. Në pranverë të vitit 1973 kjo shfaqje u përballua me breshërinë e madhe të kritikës dhe flamurët e social-realizmit që mezi prisnin të dilnin në ballë, për të marrë pa meritë drejtimin e artit koreografik. Ata kërkuan rolin e masës – popullit - në shfaqje që sipas tyre mungonte. Nuk duhet të merremi thanë ata me gjëra të sheqerosura, por me problemet dhe arritjet në ndërtimin e vendit dhe të njeriut të ri etj. Agron Aliaj dhe të tjerët krijimtarinë e tyre e kanë parë të kalojë në sitën e imët të analizave të rrepta që nuk jepnin hapësirë, por lejonin një rrugicë të ngushtë që i detyronte ata të përplaseshin çdo herë në paretet e saj dhe me shumë vështirësi mund të lindnin një valle, skenë ose balet të plotë...
Pak kohë më parë novela e Segalit “Love Story” ishin ekranizuar. Ngjarja e këtij filmi dhe kolona zanore, kënga tashmë kish marrë dhenë në të gjithë botën. Kjo novelë dhe filmi u realizuan mbas lëvizjes së madhe të viteve ’60, kur çlirimi absolut nga komplekset seksuale e të tjera dukurive kishin arritur kulmin. Ky balet erdhi në skenë i paplanifikuar më parë dhe ishte revolucion për të rinjtë e baletit duke u vetëdijësuar për sistemin e kaluar. Agroni gjithmonë është ngacmuar të krijojë atëherë kur në mendjen e tij krijohet një pyetje që vjen nga ndryshimet që sjell koha, civilizimi dhe duke i jetuar ato sheh lëvizjen e shoqërisë, psikologjinë e saj që do t’i shërbejë reflektimeve të tij. Agroni erdhi si gjithmonë në sallën e baletit i ngarkuar me një platformë të qartë të detajuar. Kishte zbërthyer çdo numër muzikor dhe ishte shumë i sigurt në imazhin koreografik përfundimtar të shfaqjes. Në një përqendrim absolute ai dhe neve që do të interpretonim shfaqjen e tij qëndronim tërë ditën në sallën e baletit dhe për tre javë shfaqja u ngrit në këmbë.
Ali Oseku në mes një bardhësie që zotëronte tërë hapësirën e skenës ndërtoi një skenografi me një arkitektoni që ndihmonte të lexohej mirë platforma koreografike dhe dramaturgjike e shfaqjes. Shkallët e shumta në fund të skenës, grupi skulpturor në një anë të tyre, kuintat e bardha dhe veshjet e lehta me ngjyra të ngrohta na ndihmonin ta ndjenim veten pjesë kryesore të erës së re të ndryshimeve.
Ne interpretët solistë dhe trupa e baletit erdhëm në këtë shfaqje, pasi kishim kërcyer në balete dhe zhanre të tjera që shprehnin jo vetëm drama të forta të ngarkuara me patos dhe epizëm të tepruar, por në ndonjë rast edhe të sforcuar, me fytyra disi të ashpra që nuk shfaqnin bukurinë e jetës, buzëqeshjen e ngrohtë skenike. Hoqëm kostumet e rënda, poturet e trasha dhe ngarkesën e rrobave të tepërta. Përpara kësaj premiere dhe pas kësaj veshjet tona në shumicën e rasteve nga frika se mos dukeshin gjymtyrët normal të trupit u shndërruan në copa të trasha tekstili që kërcimtarja dhe kërcimtari dukeshin si thes pa formë dhe hijeshi. Mbas disa kohësh tashmë po e ndjenim të zgjohej dhe të merrte jetë një atmosferë e vërtetë premiere, një shfaqje ku do të ishim të çliruar nga skema herë-herë të shtirura që i thurnin lavdi “sukseseve të mëdha”.
Agroni ishte i frymëzuar nga era e re e ndryshimeve. I impenjuar në të gjithë qenien e tij ndizte intuitën dhe shpesh improvizonte gjëra impresionuese. Koreografi tani po punonte me gjithë pasionin, pa e pasur stresin e autocensurës se mos gabon. Më shumë se ngjarja ose historia e kësaj dashurie, duhet vënë në dukje që elementët artistikë në këtë shfaqje ishin të çliruar nga çdo ndrojtje se mos shkelesh mbi parimet e realizimit socialist. Koreografia ishte e pasur me tone dhe ngjyra që të impresiononin kur dhe zhvendosja dhe lëvizja e një krahu ishte si një linjë muzikore, për ta mbajtur kërcimin si një melodi të ngrohtë. Kur Agroni kishte dyshimin që muzika në ndonjë rast e frenonte të shprehej, ai i sugjeronte kompozitorit për një zgjidhje tjetër që pa dyshim në shumicën e rasteve mirëkuptimi vetëm sa e ndihmonte krijimin e tyre. Këtë herë i gjithë procesi i vënies në skenë dhe realizimi i shfaqjes erdhi shumë normal, pa probleme dhe kundërshti.