“Të ndërtohet Skavica dhe Bushati”
Ish-ministri i Energjetikës, Viktor Doda në fjalën e tij në Asamble deklaroi se “masat emergjente që duhen marrë janë kthimi në gatishmëri dhe rritja e sigurisë në punë të hidrovorëve. Thellimi i shtratit te lumit Buna sipas kushteve teknike për të bërë të mundur tërheqjen e ujit nga zona e përmbytur”. “Zbatimi me përpikëri i rregullores të shkarkimit të plotave për të përballuar plota që mund të vijnë deri në 1 prill të çdo viti. Ndihmë financiare të menjëhershme për familjet që do të kthehen në banesat e tyre, për të filluar jetën normale. Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara dhe kompensimi 100% i vlerës së dëmit për banorët e zonës së përmbytur dhe biznesin. Riparimi i menjëhershëm në gjithë infrastrukturën e kullimit, në kanale, argjinatura, kolektorë dhe nën vepra që shërbejnë për largimin e ujërave”, tha Doda. Ai e cilësoi si primare ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit sipas projektit fillestar, duke mundësuar shkarkimin në Daragjat të një prurje prej rreth 1100 m3/sek, si dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.