Përmbyset furgoni, vdes 5-vjeçarja
• Brenda 1 jave, një tjetër fëmijë 5-vjeçar humbi jetën në aksident në qytetin e Burrelit.
BURREL/ SHKODER
Aksidenti i rëndë i ndodhur dje shkaktoi vdekjen e Anisa Zenelit, e cila udhëtonte me familjarët në një furgon. Përmbysja e mjetit ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të së miturës dhe plagosjen e udhëtarëve të tjerë. Sipas Policisë Rrugore të Burrelit, ngjarja u regjistrua rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, vetëm 1 km larg qytetit të Burrelit. Automjeti me targë MT 2079 A, i linjës Burrel-Gjalish, me 8 pasagjerë, i drejtuar nga shoferi Faik Pasha, është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e fëmijës 5-vjeçare dhe plagosjen e 3 udhëtarëve të tjerë, përkatësisht të drejtuesit të mjetit dhe qytetarëve Festim Zeneli, babai i viktimës dhe Roland Pasha, kushëriri i shoferit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur specialistë të qarkullimit rrugor dhe të Policisë Gjyqësore të komisariatit Mat, të cilët kanë kryer veprimet procedurale. Sipas informacionit paraprak të marrë nga burime pranë këtij komisariati, aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik të menjëhershëm në sistemin e drejtimit. Veprimet e mëtejshme procedurale do të zbardhin shkakun e vërtetë të aksidentit. Pritet që pas përmirësimit të gjendjes së të lënduarve të sigurohet dëshmia e tyre mbi shkaqet e aksidentit. Pak ditë më parë, ndërsa ecte me shpejtësi, një makinë përplasi për vdekje një vajzë 5-vjeçare nga Burreli.
Një tjetër viktimë e aksidentit u shënua në qytetin e Shkodrës. Disa orë pas shtrimit me urgjencë në spital humbi jetën 35-vjeçarja, Vera Nelaj. Një ditë më parë, gruaja ishte duke kaluar me të ëmën në një nga rrugët e qytetit të Shkodrës, kur u përplas nga një makinë. Sipas policisë, Pashka e Vera Nelaj po ecnin në afërsi të zonës së njohur si “Kryqëzimi i Rusit”, kur janë goditur nga makina “Benz”, e drejtuar prej 24-vjeçarit Elvis Jukni. Pas aksidentit, vetë drejtuesi i mjetit ka marrë të lënduarat, duke i transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, por sapo i ka lënë në urgjencë ka tentuar të largohet. Ai është arrestuar disa minuta më vonë nga policia, ku ka treguar se makina e aksidentit nuk ishte në pronësi të tij, por të shokut Bledi Luigji, i cili në ato momente ndodhej si pasagjer.
2 viktima
të aksidenteve u shënuan dje në Burrel e Shkodër.Një e mitur dhe një grua humbën jetën si pasojë e goditjeve të marra gjatë përplasjes