Vrau biznesmenin, 25 vjet burg
• Prokuroria e Vlorës kërkon 25 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen e biznesmenit të ndërtimeve në Dhërmi, Jani Gjikuria.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Pas 3 vitesh nga krimi, organi i akuzës ka nxjerrë si autor të krimit Joni Lamajn, i cili po gjykohet në mungesë.
Ndërsa procesi po i afrohet fundit, prokurori i kësaj çështjeje, Dritan Marku i ka kërkuar trupit gjykues të kryesuar nga Klodiana Gjyzali dënimin e Lamajt me 25 vjet burg, me akuzën e vrasjes me paramendim. Vrasja e Gjikurisë ndodhi më 21 shkurt të vitit 2005, në portën e shtëpisë së tij, në Dhërmi të Vlorës. Sipas akuzës, Lamaj është grindur disa ditë më parë me viktimën për të menduar më pas krimin. Ai ka shkuar në shtëpinë e Gjikurias, duke iu prezantuar së ëmës si shok i 35-vjeçarit. Sapo ky i fundit ka dalë në derë është qëlluar me disa plumba pistolete. Autori është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të pazbardhur krimin. Provat e mbledhura për personat me të cilët biznesmeni kishte pasur konflikt dhe dëshmia e nënës së viktimës mbi përshkrimin fizik të autorit çuan prokurorinë në emrin e Joni Lamajt. Aktualisht ai është person i shpallur në kërkim nga Interpoli, si një ndër personat me rrezikshmëri të lartë. Ende nuk është saktësuar nga organi i akuzës nëse krimi ka ndodhur për shkak të konfliktit mes autorit dhe viktimës, apo në interes të një pale të tretë. Jani Gjikuria njihej në zonën e jugut si një ndër biznesmenët e ndërtimit, i cili e kishte shtritë veprimtarinë në vendet turistike, si Himarë e Dhërmi. Pritet që në seancën e ardhshme, Gjykata e Vlorës të japë vendimin mbi Lamajn, emri i të cilit është në kërkim ndërkombëtar që pas momentit të identifikimit si autor i një vrasjeje.
Ky është rasti i tretë brenda këtij muaji, kur prokurori Dritan Marku ka kërkuar dënime maksimale për të pandehurit, të akuzuar për veprën penale të vrasjes. Pak ditë më parë u kërkua dënimi me burg të përjetshëm për Julian Isufin, autorin e një vrasjeje dhe plagosje në qytetin e Vlorës. Ndërsa për një tjetër të pandehur 15 vjet heqje lirie, për t’i lënë radhën pretencës së djeshme për Joni Lamajn, i akuzuar për krimin në Dhërmi.