Nis kontrolli i minierave,pezullohen protestat
• BULQIZE - Vetëm 3 ditë ka zgjatur protesta e 760 minatorëve të Bulqizës. Dje ata kanë vendosur t’i rikthehen punës në minierë.
Vendimi i tyre vjen pas urdhrit të Ministrit të Ekonomisë Genc Ruli për të ndërprerë punën në disa sektorë minerarë, subjekte këto që nuk kanë pasur të rregullt dokumentacionin ligjor. Pas takimeve të Kryetarit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj me drejtuesit e bashkisë, të minierës dhe minatorët ka bërë me dije se ministri Ruli ka urdhëruar ndaljen e punës në 5 sektorë minerarë, duke argumentuar se ato përbëjnë rrezik për jetën e minatorëve. “Si rezultat i kontrollit të kryer në vend, është vërejtur një ulje e sipërfaqes se tokës e cila është reflektuar në çarjen e bazamenteve të krijuara gjatë rreth 50 viteve të shfrytëzimit, kjo ulje e sipërfaqes mund të sjellë pasoja deri në shembjen e plotë të objekteve sipërfaqësore dhe rrezikimin e jetës së njerëzve që punojnë në zonën D. Kërkojmë të merrni masa urgjente për ndërprerjen e aktivitetit në zonën D, largimin e njerëzve dhe të gjitha makinerive dhe pajisjeve që keni në këtë zonë si dhe të vendosen tabela sinjalizuese në zonat që përbëjnë rrezik”. Ky urdhër i ministrit Ruli ka pezulluar punën në firmat private të minierave “Drini” shpk, “Egi-K” shpk, “Runja” shpk, “Klevis Bris” shpk dhe “Geris 2000” shpk duke argumentuar se rifillimi i punës në këto galeri do të realizohet vetëm pas një studimi të mirëfilltë nga një grup pune i miratuar po nga kjo ministri. e.d