Përkujtohet 2 Prilli, në ceremoni dhe e majta
• SHKODER – Për herë të parë nga tragjedia e 2 Prillit në Shkodër, të majtët marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të 4 viktimave.
Pas 17 vitesh nga vrasja e martirëve të demokracisë, Arben Brozi, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, të cilët po protestonin për ndryshimin e sistemit komunist, edhe anëtarët e PS-së i janë bashkuar të djathtëve. Madje, vetë kreu i Partisë Socialiste të Shkodrës, Edip Shiroka, ka vendosur një kurorë me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të parë të sistemit demokratik. Ashtu siç ishte parashikuar gjatë gjithë ditës së mërkurë ka pasur aktivitet për të përkujtuar masakrën e 2 Prillit. Në këtë ditë, 17 vite më parë u vranë 4 të rinjtë, të cilët merrnin pjesë në demonstratën antikomuniste në qendër të qytetit. Për të përkujtuar të rënët e kësaj dite ka mbërritur në Shkodër dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Bashkë me të në ceremonitë e zhvilluara ishin të pranishëm dhe deputetë shkodranë, pushtetarë lokalë, anëtarë të Këshillit Bashkiak familjarë të viktimave e qytetarë të shumtë. r.d