Berisha: Anëtarësimi në NATO, epoke e re për Shqipërinë
Kryeministri e cilëson aleancën, avokate të vendeve të rajonit
Kryeministri Sali Berisha e cilësoi anëtarësimin në NATO, si nisjen e një epoke të re dhe ogur të mirë për të gjitha vendet që aspirojnë këtë aleancë. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Ivo Sanader, pas ngritjes së flamurit shqiptar, shefi i qeverisë shqiptare garantoi se me hyrjen në NATO, vendet e rajonit do të kenë avokatin e tyre në NATO, duke ofruar gjithashtu ndihmën e nevojshme që bën të mundësuar anëtarësimin e vendeve të tilla si Kosova, Bosnje- Hercegovina apo Mali i Zi. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, valëvitja e flamurit kombëtar shqiptar, krahas flamujve të tjerë të vendeve aleate, hap për Shqipërinë një epokë të re, epokë në të cilën shqiptarët do të mund të ndërtojnë të sigurt të ardhmen e tyre në liri, i jep vendit tim një pasaportë të re, pasaportën e besimit botëror ndaj saj. Gjatë viteve që shkuan, teksa sodisja vendin tim të varfëruar në ekstrem nga diktatura, mendoja për investime për të mbushur atë boshllëk të tmerrshëm që kishte lënë diktatura. Por, tek shihja konfliktet përreth, luftërat, spastrimet etnike, të gjitha këto qëndronin si shpatë e Demokleut mbi investitorët dhe investimet e huaj, për të ardhmen në Shqipëri, ka theksuar Berisha duke shtuar se tani jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia janë vende të sigurta njëherë e përgjithmonë, por i gjithë Ballkani. Çështja e pazgjidhur e emrit, që mban peng ftesën për Maqedoninë përbënte po aq një interes mediatik. Kryeministri Berisha dha vlerësimin e tij për këtë çështje, tashmë nga pozitat e kryetarit të qeverisë të një vendi anëtar të NATO-s. Për sa i përket problemit të emrit dhe diskutimit që ekziston midis dy vendeve, Maqedonisë dhe Greqisë, ne shpresojmë që ky problem të zgjidhet në interesin më të mirë të të dy vendeve dhe të mbarë rajonit. Maqedonia e ka vendin të sigurt në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pritet vetëm zgjidhja e problemit që ka me Greqinë, ka theksuar ai. Si përgjigje ndaj interesit të gazetarëve kreu i qeverisë shqiptare zbardhi gjithashtu procedurat që do të zbatojë qeveria për të kompletuar stafin përfaqësues të Shqipërisë në aleancë. Shqipëria këtu ka një mision të shkëlqyer, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe për të cilën, dua të falënderoj publikisht dhe ti shpreh vlerësimin tim më të madh ambasadorit të Shqipërisë në NATO dhe përfaqësisë ushtarake, gjeneralit dhe të gjithë ekipit të tyre. Natyrisht, kalimi i Shqipërisë si vend anëtar kërkon që përfaqësitë e tyre të plotësohen me të gjithë ekspertët e funksionarët zyrtare, si dhe me të gjithë teknologjinë më të fundit që meriton kjo anëtarësi. Shqipëria nuk do të kursejë asgjë për ti dhënë mbështetjen përfaqësisë së saj këtu, që të përmbushë të gjithë detyrimet që rrjedhin nga përfaqësimi i Shqipërisë si anëtare e plotë në NATO, ka vijuar kryeministri. Në deklarimin që parapriu konferencën për shtyp kryeministri e vlerësoi të rëndësishme të theksonte entuziazmin e jashtëzakonshëm siç e cilësoi, me të cilin shqiptarët e pritën anëtarësimin në NATO, që sipas tij përbën kurorëzimin më të shkëlqyer të të gjitha përpjekjeve të vendit tonë për të zënë hapësirën që i takon në gjirin e kombeve të qytetëruara. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij në këtë konferencë shtypi, kreu i qeverisë ka falënderuar qeverinë kroate, dhe këtu ka veçuar bashkëpunimin për Kartën Adriatik 3, të themeluar në Tiranë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila u shndërrua në një mekanizëm që solli suksesin e anëtarësimit. Ndër të tjera, kreu i qeverisë, Berisha ka siguruar qytetarët shqiptarë se përkushtimin që ka pasur për anëtarësimin në NATO do ta shumëfishojë edhe më tej, drejt integrimit të vendit në BE, për liberalizimin sa më shpejt të vizave, për të cilën qytetarët shqiptarë kanë nevojë që të ndihen si qytetarë të këtij kontinenti.