Nga sot deri të premten, bllokohen pikat kufitare në jug me Greqinë për makinat

Kakavijë, 3 shkurt, NOA Duke nisur që nga
ora 23.00 e ditës së sotme, për dy ditë me radhë pikat kufitare me Greqinë në
juglindje të vendit tonë do të jenë të bllokuara për të gjitha automjetet, duke
qenë të lira vetëm për automjetet. Shkak për këtë është bërë greva e punonjësve
të doganës greke, të cilin nisin protestën e tyre gjatë ditës së sotme dhe do
ta përfundojnë të premten.
Kështu, pikat kufitare si ajo e Kakavijës, Tre Urat dhe Çarshova do të jenë të
bllokuara, duke filluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 23:00 të
së premtes.Lajmi është bërë me dijeni nga burimet
policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave një gjë e
tillë do të ndodhë për shkak të grevës që doganierët e doganës në palën greke.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë
planifikuar lëvizjet për në shtetin grek në këto data të marrin masa për të
anuluar dhe mos lëvizur në drejtim të këtyre pikave, për të mos krijuar
konfuzion dhe radhë në këto pika, thuhet në njoftimin përkatës të policisë.
n.e/NOA