Nga sot shqiptarët të lirë të udhëtojnë drejt Evropës
15/12/2010 Që nga 15 dhjetori shqiptarët sdo trokasin më në dyert e ambasadave.
Sot fillon zyrtarisht ekzekutimi i vendimit të marrë nga ministrat e Brendshëm të KE-së, të cilët në unanimitet të plotë, në datën 8 nëntor vendosën heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën në zonën “Shengen”. Nga sot e tutje shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të trokasin nëpër dyert e ambasadave dhe konsullatave për të marrë vizë për të udhëtuar në 25 prej shteteve anëtare të BE-, por gjithashtu edhe në tri vende të tjera, të cilat përfshihen në zonën “Shengen”. Dita e sotme shënon në historinë e kombit tonë shndërrimin në realitet të ëndrrës më të bukur të qytetarëve shqiptarë, pasi shënon arritjen më të madhe për lirinë dhe dinjitetin e mohuar. Pas demonstratave të studentëve, në dhjetor 90-s, të cilat sollën pluralizmin për të gjithë shqiptarët, ngjizjen e pluralizmit dhe ngritjen e të parës forcë politike opozitare, Shqipëria rifitoi dinjitetin, ku nga dita e sotme qytetarët shqiptarë do të jenë të barabartë para qytetarëve të tjerë evropianë. Kjo lëvizje parashikohet të jetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që kanë një pasaportë të vlefshme biometrike, dhe më pas mund të udhëtojnë pa viza në këto shtete për periudha afatshkurtra deri në 90 ditë, çdo gjashtë muaj (180 ditë), për qëllime biznesi, për studime apo për turizëm.
Manuali
Sipas manualit të përpiluar tri ditë më parë nga zyra e Komisionit Evropian në Tiranë, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, bëhet me dije se duke filluar që nga data 15 dhjetor 2010, qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në 25 shtete anëtare të BE-së, si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të BE-së, pjesë të zonës “Shengen”. Tri shtetet joanëtare të BE-së, por që janë në zonën “Shengen”, janë Zvicër, Islandë dhe Norvegji. Për udhëtimin pa viza në këtë fletëpalosja paraqiten disa prej rekomandimeve, të cilat shqiptarët duhet ti kenë parasysh gjatë udhëtimit për në vendet e hapësirës “Shengen”. Në manual thuhet se shqiptarëve gjatë këtij udhëtimi nuk do tu kërkohet një garanci pasurore për udhëtimin e tyre, por në të njëjtën kohë ata duhet të justifikojnë financiarisht udhëtimet e tyre. Në manualin e shpërndarë bëhet e ditur në detaje se çfarë shtetasit shqiptarë duhet të kenë parasysh gjatë udhëtimit të shumëpritur që mund të ndërmarrim pas 16 dhjetorit. "Personave që zotërojnë pasaportë biometrike, në mënyrë që të udhëtojnë lirisht drejt shteteve Shengen, nuk u duhet të plotësojnë kërkesa të tjera financiare apo administrative. Megjithatë, qytetarëve nga vendet e treta mund tu kërkohet në kufi të tregojnë mjetet e udhëtimit dhe mjetet e jetesës gjatë qëndrimit të tyre në zonën Shengen. Atyre mund tu kërkohet specifikimi në vendin ku do të qëndrojnë, p.sh të tregojnë rezervimin e hotelit apo adresën e vendit ku do të qëndrojnë", thuhet në manualin e KE-së. Gjithashtu, sipas fletëpalosjes, udhëtarët nuk mund të konsiderohen si persona që përbëjnë një kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme. Autoritetet kufitare të shteteve anëtare kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen e atij personi në zonën Shengen", thuhet më tej në manualin e KE-së. Në këtë manual bëhet e ditur se vizat “shenjen” nuk janë për qëllime punësimi. Shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, pasi rregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. "Ato, pra rregullat, nuk u japin qytetarëve shqiptarë të drejtën për të qëndruar më shumë se tre muaj, si dhe as të drejtën për tu punësuar në këto shtete. Nëse keni ndër mend të punësoheni apo të studioni për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikoni për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi në ambasadën apo konsullatën e shtetit ku do të shkoni", thuhet në manual. Qëndrimi mbi 90 ditë do të konsiderohet i jashtëligjshëm.
Hyrja
Për të hyrë në shtetin e dëshiruar, çdo qytetari i duhet të ketë pasaportën biometrike, si dhe deklarimin e qëllimit të udhëtimit, që do paraqitet para punonjësit të kontrollit kufitar të vendit pritës. Nga ana tjetër, çdo person që kapet duke hyrë apo duke qëndruar në mënyrë të paligjshme në njërin nga vendet e “Shengenit” do të kthehet menjëherë në Shqipëri dhe nga autoritetet e këtij vendi mund ti ndalohet hyrja në të gjitha vendet “Shengen” deri për 5 vjet.
Shtetet ku mund të udhëtohet
Rregullat e reja zbatohen në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Britania e Madhe dhe Irlanda mbeten jashtë zonës “Shengen”, për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër. Ndërsa, vendet ku mund të udhëtohet janë: Austria, Finlanda, Letonia, Portugalia, Belgjika, Franca, Lituania, Rumania, Bullgaria, Gjermania, Luksemburgu, Sllovakia, Qiproja, Greqia, Malta, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria, Holanda, Spanja, Danimarka, Islanda, Norvegjia, Suedia, Estonia, Italia, Polonia, Zvicra.
Paralajmërimet e evropianëve
Frika e ripërsëritjes së precedentit ballkanas të vitit të kaluar, ku një numër i madh shtetasish të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë nuk po lejohen sot të hyjnë në asnjë nga vendet e “Shengenit” dhe po kthehen në kufi, ka bërë që pikërisht për këtë arsye disa përfaqësues të Këshillit Evropian të hedhin dhe dyshimet e tyre. Pas vendimit, në deklaratën e përbashkët për shtyp, ata paralajmëruan qytetarët shqiptarë duke thënë: “Mos rrezikoni duke kaluar dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në asnjë vend të “Shengenit” dhe të humbisni kështu mundësinë ligjore që ju mundëson liberalizimi i vizave për të lëvizur të lirë në të gjitha vendet Shengen”.
Për çdo shtet
Sa para duhet të keni me vete kur të udhëtoni
Duke iu referuar rastit të një çifti shqiptarësh nga Maqedonia, që nuk u lejuan të hynin në zonën “Shengen” për shkak se nuk kishin para mjaftueshëm me vete, pak ditë më parë, WazEUobserver ka bërë publike një listë me shtetet përkatëse, duke treguar shumën e nevojshme financiare për shpenzimet ditore për qytetarët që duan të udhëtojnë në secilin prej këtyre vendeve. Gjithmonë kjo në rast se ju kërkohet, apo nëse do shkoni si turist në një nga këto vende.
Më poshtë, lista e shteteve dhe shumat përkatëse të nevojshme, sipas WazEUobserver:
- Austria - Vlerësimi në bazë të rastit
- Belgjika - 38 euro dita për qytetarët që vizitojnë familjarë a miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel
- Republika Çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë. Shuma rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit
- Latvia - 14 euro dita për qytetarët që vizitojnë familjarë, 42.3 euro nëse qëndroni në hotel
- Lituani - 40 euro për çdo ditë qëndrimi
- Luksemburg - Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
- Maltë - 37 euro për çdo ditë të qëndrimit
- Poloni - PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit
- Norvegji - 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë
- Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë qëndrimit, personat nën 16 vjeç kanë 50% më pak.
- Slloveni - 70 euro në çdo ditë qëndrimi, zbritje 50% për të miturit
- Spanje - 57,06 euro në ditë, minimumi në hyrje, 513.54 euro personi
- Suedi - 360 SEK (38.67 euro) në çdo ditë qëndrimi
- Danimarka - 350 DKK (50 euro) për çdo ditë qëndrimi
- Estoni - 600 EEK (38.5 euro) në çdo ditë qëndrimi
- Finlandë - 30 euro në çdo ditë qëndrimi
- Francë - 56,20 euro në ditë
- Gjermani - 45 euro në ditë
- Greqi - 20 euro në ditë, nëse skeni 100 euro në hyrje, nuk lejoheni.
- Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) per cdo rast hyrje
- Itali - 1 deri në 5 ditë 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë 206.58 euro + 118.79 euro