Xhafaj: Do të riformulojmë kërkesën
15/12/2010 Sekretari për çështjet ligjore në PS komenton vendimin e mazhorancës për hetimin e zgjedhjeve
Varianti i parapëlqyer i socialistëve dhe interpretimi sipas tyre i nenit 178 i Kodit zgjedhor
Stisje procedurale në kundërshtim me ligjin, me qëllim refuzimin e kërkesës për hetim të zgjedhjeve, e ka cilësuar sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa. Sipas tij, qeveria ka frikë nga transparenca e zgjedhjeve dhe nevojë për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme. Duke komentuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve për të shtyrë diskutimet deri në riformulimin e projektvendimit nga nismëtarët, socialisti e cilësoi të panevojshme, duke nënvizuar se riformulimi mund të realizohej shumë mirë gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, ose nga juristë të Kuvendit. “Nëse ka elementë që duhen ndryshuar, ndryshohen gjatë debatit dhe shqyrtimit të tij në Komisionin e Ligjeve ose në seancë. Kjo procedurë që u ndoq, heqja nga rendi i ditës së projektvendimit tregon se qëllimi nuk është shqyrtimi i tij, por përpjekja për ta vonuar atë sa më shumë për të dhënë atë përgjigje që tashmë dihet. Ata nuk dëshirojnë dhe nuk duan që ta ngrenë këtë komision hetimor”, tha Xhafaj. Duke komentuar variantet që u hodhën në tavolinën e diskutimit në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Xhafaj përmendi dy prej tyre, duke veçuar atë më të pranueshmin për opozitën. “E para, shumica e shprehur të jetë e mazhorancës, por dy anëtarë të saj të tërhiqen sa herë që ka një vendim, gjë që është e çuditshme se këta stërhiqen kur janë minorancë edhe si mazhorancë, jo më kur janë në mazhorancë reale. Kjo nuk jep garanci dhe për ne është e papranueshme. Ka edhe një version të dytë, i cili thotë që përfaqësuesi i opozitës të ketë tre vota. Nuk është në formë një gjetje fort e mirë, por gjithsesi ky është një opsion më i pranueshëm”, tha ai. Në përfundim të prononcimit të tij, Xhafaj paraqiti edhe variantin e PS-së për nenin 178 të Kodit Zgjedhor. “Neni 178 është marrëdhënia e KQZ-së me dokumentacionin në periudhën postzgjedhore. Nuk po kërkojmë të ngremë një komision për magazinim, por një komision për hetim. Zonja Topalli ngatërron komisionin e magazinimit dhe çmagazinimit me komisionin e hetimit. Ne po flasim për komisionin e hetimit dhe jo për komisionin e magazinimit të zotit Ristani”, përfundoi Xhafaj.
Topalli: Pranoj çdo kërkesë që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar dje në lidhje me deklaratat e Partisë Socialiste, të botuara në shtypin e ditës, sipas të cilave, ka qenë Kryetarja e Kuvendit ajo që ka bllokuar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Në deklaratën e shpërndarë nga Kuvendi, në emër të Kryetares së Kuvendit, hidhen poshtë këta zëra, pasi sipas Topallit, ky institucioni që ajo përfaqëson është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë, e cila është në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën e vendit. “Disa media sot, të keqpërdorura nga z. Rama, kanë dezinformuar në lidhje me mbledhjen e djeshme, datë 13.12.2010, të Konferencës së Kryetarëve, mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së grupit parlamentar të PS-së, mbi hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Si Kryetare e Kuvendit, sqaroj opinionin publik se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnet të plotë dhe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë, për çdo hetim, me kushtin e vetëm që ajo të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Kuvendi.