E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngatërron ilaçet me të gjyshit, rrezikon jetën 17-vjeçarja

Ngatërron ilaçet, rrezikon seriozisht jetën. Një 17-vjeçare nga Korça ka pirë gabimisht një ilaç për zemrën, në vend të një paracetamoli dhe si pasojë është shtruar urgjentisht në spital, ku ndodhet në rrezik për jetën. Policia e Korçës ka bërë të ditur se adoleshentja me inicialet R.S., banore e Lagjes 8, ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të intoksikimit nga medikamentet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur vajza është ngritur me dhimbje koke dhe ka kërkuar të pijë qetësues, por në vend të paracetamolit ka pirë "Lopresol", medikament që përdorej nga gjyshi i saj për sëmundje të tensionit dhe zemrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›