Në kufi, Strazimiri dhe Prençi inspektojnë doganat
Ndonëse deri tani është përballuar me sukses fluksi i hyrje-daljeve, vitet e kaluara kanë treguar se fluksi më i madh është në muajin gusht, pasi emigrantët fillojnë dhe largohen pasi kanë vizituar të afërmit apo kanë kaluar pushimet në Shqipëri. Për këtë arsye, policia kufitare ka marrë një sërë masash për të përballuar shmangien e radhëve të gjata.
Konstatimi ka ardhur një ditë më parë nga zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, ku i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Pëllumb Nako, inspektuan pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafë-Thanës.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, fillimisht, drejtuesit e lartë të policisë u ndalën në pikën kufitare të Kakavijës, ku gjatë inspektimit numri dy i Ministrisë së Brendshme theksoi se policia ka marrë të gjitha masat për të eliminuar radhët e gjata gjatë hyrje-daljeve.
“Nga konstatimet vërejmë se në pikat e vendkalimeve kufitare nuk ka asnjë problem, pasi policia është në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë”, - është shprehur Strazimiri. Ndërsa ka shtuar se “për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve është shtuar numri i personelit dhe janë marrë të gjitha masat për të eliminuar radhët e gjata”.
Sipas tij, “ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk ka patur radhë të gjata nëpër pikat e kalimit kufitar, kjo falë masave të marra nga Policia e Shtetit ku duhet të vlerësohen edhe takimet periodike të drejtuesve të kufirit shqiptar me palën greke”.
Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, kërkoi nga strukturat e policisë një kontroll më të mirë të kufirit, duke bërë të mundur arrestimin e personave që kontrabandojnë klandestinë, por edhe ata që trafikojnë lëndë narkotike.
“Qarku i Gjirokastrës në këtë periudhë është nën vëzhgimin e plotë të Policisë së Shtetit, pasi ky qark ka dy pika kalimi kufitar, Kakavijën dhe Tre Urat. Policia e Rendit duhet të marrë masa për kontrollin e rrugëve nacionale, me qëllim garantimin e sigurisë të të gjithë shtetasve që hyjnë apo dalin nga territori shqiptar”, - u shpreh Prençi.
Sipas tij, policia kufitare në këto dy pika ka shtuar sportelet me qëllim eliminimin e radhëve të gjata, por janë shtuar edhe kontrollet në kufirin e gjelbër.
Sakaq, në inspektimin e bërë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, krerët e policisë kërkuan nga strukturat e policisë eliminimin e vonesave në sportele dhe kryerjen në një kohë sa më të shkurtër të procedurave për të gjithë qytetarët që hyjnë e dalin nga territori shqiptar.
Më pas, inspektimi vijoi në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, ku fluksi i hyrje-daljeve është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në këtë pikë kalimi kufitar u rekomandua kontroll më i imtësishëm i automjeteve, për të cilët dyshohet se mund të trafikojnë lëndë narkotike në drejtim të territorit shqiptar.
Sipas të dhënave, nga puna e strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, veçojmë se gjatë këtij 6-mujori janë përpunuar në hyrje të vendit tonë 1 722 350 shtetas dhe 465 910 mjete, ndërkohë që mësohet se inspektimet e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit do të vazhdojnë edhe në pika të tjera të vendkalimeve kufitare.
Detaje
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk ka patur radhë të gjata nëpër pikat e kalimit kufitar
Në pikat e vendkalimeve kufitare nuk ka asnjë problem, policia në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë