Ngec sërish "Gërdeci", shtyhet seanca
Shtyhet për herë të tretë në Gjykatën e Tiranës procesi në ngarkim të 29 të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gër-decit. Megjithëse palët në proces ishin angazhuar që të zhbllokojnë një gjyq të rëndësishëm, duke pa-sur parasysh se nga ngjarja e rëndë humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, mung-esa e avokatëve mbrojtës ka sjellë shtyrjen e tij, duke caktuar datën 23 shtator për zhvillimin e seancës së radhës. Por, avokatët mbrojtës, me në krye kreun e Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhinë, që mbron interesat ligjorë të Mihal Delijorgjit, ka kërkuar që procesi të ndahet, pasi nuk mund të zhvil-lohet një gjyq me mbi 30 avokatë. "Nuk ka dhomë avokatie që të marrë përsipër kryerjen e një pro-cesi me 30 avokatë", tha Haxhia. Pas kërkesës së tij, trupi gjykues u dha fjalën prokurorëve të çështjes, të cilët thanë se kërkesa e avoka-tëve është e parakohshme.
Procesi
Kur duhet të ishte shembulli i të gjitha proceseve gjyqësore, gjyqi i "Gërdecit" është kthyer në një parodi për palët në proces. Nuk kanë munguar ironitë në sallën e gjyqit. Me gjithë ndërhy-rjet e trupës gjykuese, avoka-tët e shumtë kanë komentuar mungesat e kolegëve të tyre në proces, madje u kërkuan disa prej kolegëve që mbërritën me vonesë shpjegime për pjesëmarrjen në procesin e djeshëm. Seanca fi lloi dje rreth orës 10:00, dhe treshja gjykuese e përbërë nga Ridvan Hado, Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj lexuan fi llimisht emrat e prokurorëve të rinj që do të për-faqësojnë akuzën në këtë proces. Me urdhrin numër 159, datë 23 korrik 2009, Prokurorja e Përgjith-shme, Ina Rama, ka ngarkuar për të përfaqësuar akuzën në këtë proces prokurorët Altin Du-mani, Petrit Bicja, Marjeta Zaimi dhe Genci Qano, të gjithë me detyra drejtuese në Prokurorinë e Tiranës. Pas prokurorëve, trupi gjykues verifi koi të pandehurit në seancë, të cilët ishin të shumtë, duke iu bashkuar edhe avokatët mbrojtës. Fillimisht u verifikua mosprezenca në kafazin e hekurt e të arrestuarve për këtë çështje, Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Deritan Minxollit dhe Sokol Gjeçit. Madje, edhe avokati i Minxollit mun-gonte në seancë dhe nuk kishte sjellë asnjë justifi kim për trupën gjykuese. Pas kësaj, kryegjyqtari Hado lexoi emrat e të pandehurve dhe të mbrojtësve të tyre ligjorë, ku midis 29 të pandehurve vetëm 7 ishin në seancë.
Përplasjet
Pas mungesës së avokatit të Dritan Minxhozit, Arben Prifti, dhe pas parregullsisë së doku-mentacionit të avokates që mbron interesat ligjore të të pandehurit Fari Toska, trupi gjykues i kërkoi prokurorisë një mendim për seancën gjyqësore. Prokurori Genci Qano kërkoi që avokati i të pande-hurit Minxhozi të zëvendësohet, si dhe kërkoi që avokatja e të pandehurit Fari Toska të rregullojë dokumentacionin, ndërsa kërkoi që seanca të shtyhet, pasi mun-gonte një avokat. Prokurori tha që të shpallej mungesa e të pan-dehurve që nuk ishin prezentë dhe ata të mbroheshin ligjërisht nga avokatët e tyre. Gjithashtu kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit që ndodhen në burg. Pas fjalës së prokurorit, e mori fjalën avokati Maksim Haxhia, i cili foli edhe në emër të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke qenë edhe kryetar i saj. Ai tha se është e pamundur që një çështje të zhvil-lohet normalisht me këtë numër avokatësh dhe kërkoi nga trupi gjykues, duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, që çështja të ndahet, ku të pandehurit civilë të gjykohen veçmas të pandehurve ushtarakë. Sipas tij, pas kësaj do të ishte më e lehtë për organet gjyqësore të zhvillonin normalisht seancat gjyqësore. Lidhur me kërkesën e Haxhisë, reagoi edhe prokurori Altin Dumani, i cili e quajti të parakohshme kërkesën, duke deklaruar se organi i akuzës do të diskutojë një zgjidhje për procesin. Në fund të procesit, gjyqtari Ridvan Hado, duke shpal-lur mungesën e të pandehurve dhe zëvendësimin e avokatit Arben Prifti me avokatin Marash Ibraj për seancën e radhës, shtyu seancën, duke caktuar datën 23 shtator seancën tjetër.