Partitë e mëdha arrijnë konsensus për pikën më delikate në Kodin Zgjedhor
Polet e politikës kanë arritur të zgjidhin një çështje, e cila për shume vite ka qenë molla e sherrit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në kushtet e një militantizmi të hekurt të partive politike, prania në KQZ shihet si mundësia më e mirë për mbrojtjen e votës fizike. Debati politik kapte majat, shpeshherë edhe me dhunë fizike, kur bëhej fjalë për rikompozimin e KQZ-së. Duket se kjo “mollë sherri” është arritur të eliminohet duke miratuar një formulë ndryshe nga ajo aktualja. Tashmë KQZ-ja do të ketë 7 anëtarë dhe jo 9 si aktuali, dy anëtarë që janë përkatësisht të LSI-së dhe PDK-së me ndryshimin e Kushtetutës para zgjedhjeve vendore të kaluara. Në këtë pikë, mazhoranca në Kuvend do të ketë gjithnjë 4 vende në KQZ, të mjaftueshëm për të marrë vendime administrative, ndërsa opozita do të ketë 3 vende. Vendimet për shpallje mandatesh apo vendime të tjera të rëndësishme do të merren gjithnjë me 5 vota, pra me konsensus (i ngjashëm me mënyrën se si funksionoi KQZ-ja në zgjedhjet e vitit 2005). Një tjetër pikë është fakti që të shtatë anëtarët do të zgjidhen vetëm nga Parlamenti dhe jo nga Presidenti apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Mandati i anëtarëve të KQZ-së ulet nga 7 në 4 vjet, në mënyrë që të përkojë gjithmonë me mandatin e Parlamentit, duke garantuar kështu balancën politike në KQZ. Dy grupet e mëdha parlamentare, në këtë rast, PD dhe PS, do të kenë të sanksionuar në kod të drejtën për të pasur nga dy anëtarë të propozuar direkt prej tyre. Dy anëtarë të tjerë do të propozohen nga deputetët e grupeve të tjera parlamentare, përkatësisht, njeri nga pala e opozitës, tjetri nga ajo e mazhorancës.
Odisea
Gjatë kësaj legjislature, ndryshimet në mënyrën e funksionimit të KQZ-së kanë qenë një odise e vërtetë, madje votimi i një anëtari të ri të këtij institucioni në Kuvend tregoi se sa të dhunshëm janë një pjesë e politikanëve. Presioni i fortë politik bëri që në janar të 2007-ës Kuvendi të miratonte ndryshimet në Kushtetutë të cilat sanksionin se KQZ-ja bëhej me 9 anëtarë. Kjo i dha mundësi LSI-së dhe PDK-së që të kishin anëtarët e tyre në strukturën organizuese të zgjedhjeve. Por një vit më vonë, me ndryshimet e tjera kushtetuese, ndryshoi edhe funksionimi i mëtejshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Së pari, u shfuqizua pjesa e 12 e Kushtetutës duke ia lënë në dorë Kuvendit fatin e mëtejshëm të tij. Në bazë të propozimit të ardhur nga PS-ja, KQZ-ja e re duhet të përbëhet nga shtatë anëtarë duke e sjellë në formatin fillestar të saj, ku dy anëtarë do jenë të saj dhe dy të partisë tjetër. Në këtë rast, të PD-së. Pikëpyetje mbeten dy anëtarë të tjerë që vijnë respektivisht një nga opozita dhe një nga mazhoranca, por jo nga dy partitë e mëdha. Në fakt, për të mundësuar që LSI-ja të mos ketë asnjë shans të rikonfigurohet sërish, PS-ja fillimisht propozoi që të merrej për bazë rezultati i proporcionalit të partive që vijnë pas saj në kampin opozitar. Në këtë rast favorizohet Gjinushi, i cili në vitin 2005 ka marrë më shumë se 10 për qind të votave. Për LSI-në ky rezultati është i bazuar tek mega Dushku, ndaj nuk mund të jetë kurrsesi real, aq më shumë kur i referohet rezultatit që pati PSD-ja në zgjedhjet e 2007-ës me 3%. Tanimë, LSI-ja ka dy rrugë: O të pranojë situatën e re në të cilën e futi PS, ose të bashkëpunojë me PS-në.
Ndryshimet për KQZ-në
Numri 9 i anëtarëve, i përcaktuar në ndryshimin e parë të Kushtetutës për të favorizuar LSI-në dhe PDK-në tani që KQZ-ja nuk është më organ kushtetues, kthehet sërish në 7.
Të shtatë anëtarët do të zgjidhen vetëm nga Parlamenti dhe jo nga Presidenti apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Mandati i KQZ-së ulet nga 7 në 4 vjet, në mënyrë që të përkojë gjithmonë me mandatin e Parlamentit, duke garantuar kështu balancën politike.
Kryetari i KQZ-së zgjidhet në Parlament me një procedurë veçmas nga anëtarët e tjerë dhe do t’i përkasë mazhorancës. Nënkryetari zgjidhet në KQZ dhe do t’i përkasë opozitës.
PD dhe PS do të kenë të sanksionuar në kod të drejtën për të pasur nga dy anëtarë të propozuar direkt prej tyre.
Dy anëtarë të tjerë do të propozohen nga deputetët e grupeve të tjera parlamentare, partive të vogla, përkatësisht, njëri nga pala e opozitës, tjetri nga ajo e mazhorancës.
Përjashtimi, LSI-ja gati për protesta kundër PS-së
Protesta deri edhe bllokim të Kuvendit. Ky është propozimi i ardhur dje nga kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e mbledhur menjëherë dje pas marrëveshjes mes dy partive të mëdha për formulën e re të KQZ-së. Por, para së të shkojë deri në këtë hap, LSI-ja ka aktivizuar rrugët diplomatike. Nëse përfaqësitë e mëdha diplomatike në vend nuk do të reagojnë ndaj ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor që përjashton dy parti nga pjesëmarrja në administrimin e zgjedhjeve. LSI-ja do të fillojë protestat në rrugë. Pavarësisht se është vota e dy partive të mëdha që e përjashton atë nga përfaqësimi në KQZ, protestat duket se janë një shuplakë e fortë kundër ish-aleatit të saj, Partisë Socialiste, e cila është propozuesja fillestare e kësaj ideje.
Por pa dashur të vështirësojë situatën, LSI-ja duket se e ka nisur fillimisht me rrugët diplomatike, e madje me një lëvizje jo të zakonshme. Në vend të kryetarit të saj, Ilir Meta, janë të rinjtë e kësaj partie që dje i janë drejtuar me një letër katër përfaqësive diplomatike kryesore në vend, Helmut Lohan, Robert Bosh, Xhon Uidhers si dhe Frezër Uillson. Të rinjtë e LRI-së kërkojnë takim të menjëhershëm me këta ambasadorë, reagimin e tyre të menjëhershëm për të ndalur atë që e quajtën masakër të re elektorale kundër LSI-së, që do të nisë protestat. Letra që mban firmën e tre drejtuesve kryesorë të LRI-së, Erisa Xhixho, Besjan Pesha e Ardit Çela, thotë se “në këtë moment shumë delikat roli juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar krimin e madh tё shkatërrimit tё demokracisë nё Shqipëri nëpërmjet riciklimit të zgjedhjeve të deformuara të tipit të mega Dushkut. I nderuar zoti ambasador, ne jemi tё vendosur qё t’i shkojmё deri nё fund kёrkesës sonë për zgjedhje të lira ku vota e çdo shqiptari numërohet ashtu siç ai e voton, si dhe misionit tonё tё ndёrtimit tё njё sistemi tё shёndoshё demokratik nё vendin tonё, vendi ku kemi vendosur tё studiojmë, jetojmё dhe ndёrtojmё tё ardhmen tonё”. Megjithatë, të rinjtë e LRI-së kanë shprehur edhe kritika në adresë të këtyre përfaqësive, duke u kujtuar se kanë munguar në proceset e mëparshme, ndërsa duhet tё jenë mjaft mё aktivё dhe të përdorin autoritetin e tyre të padiskutueshëm për tё mos lejuar shkatërrimin e së ardhmes së vendit dhe rrezikimin serioz dhe të pakthyeshëm të demokracisë në Shqipëri, siç është hartimi i kodit Zgjedhor.
Kodi Zgjedhor, asi nën mëngë i Edi Ramës
Shpesh në zyrat e korridoret e selisë rozë, në tryeza informate, mes lidershipit socialist, por edhe të partive të tjera, është shprehur se Edi Rama do ta thyejë heshtjen kundrejt Ilir Metës vetëm pasi të mbyllë çështjen e Kodit Zgjedhor. Hapat e hedhur prej tij duket se e kanë vështirësuar situatën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ashtu si në 2005-ën nuk ka të drejtë përfaqësimi si në KQZ, ashtu dhe në çdo nivel tjetër të organizimit të zgjedhjeve. Për muaj të tërë, Rama nuk është përgjigjur përballë akuzave të forta të Ilir Metës për afera korruptive, për lidhje me Berishën, madje herë-herë këtij debati është munduar t’i japë dhe tone sentimentale. Por nga ana tjetër, ai është kujdesur deri në detaj se si ta bëjë mikun e tij Ilir Meta që të rikthehet nga selia rozë. Mundësia e vetme është sanksionimi në Kodin e ri Zgjedhor të një detaji që lidhet me anëtarin e tretë të së majtës në Komisionin Qendror Zgjedhor. Në bazë të këtij parashikimi, anëtari i tretë u përket të vegjëlve, por ai duhet të marrë konsensusin e partisë më të madhe, PS-së. Si e tillë, Meta mund të shohë si rrugë zgjidhjeje bashkëpunimin me Ramën, i cili në këmbim do t’i japë anëtarin e KQZ-së.