Ngjela do mbrojë padinë në Gjykatë
Kryetari i partisë “Liri dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela, i cili ka firmosur në kërkesën e shtatë partive në opozitë, do të mbrojë partitë nënshkruese në Gjykatën Kushtetuese. Ngjela shprehet se në marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, dyshohet për një aferë të përmasave të mëdha. Ngjela, i cili do të jetë dhe avokati i akuzës në këtë proces, sqaron se 150 koordinatat e reja cenojnë nenin 3 të Kushtetutës mbi “Pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij”. “S’kam pse ta fsheh, do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive, për faktin se aty do kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është se kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse”, tha Ngjela. Sipas tij, “është cenuar territori. Cenimi i territorit është neni 3 i Kushtetutës.