E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela kundër vizave: Të gjithë në protesta

Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, në emër të “Opozitës së Bashkuar” deklaroi ditën e djeshme se protestat e opozitës për rrëzimin e qeverisë si fajtore kryesore të situatës në vend do të rifillojnë që nga dita e sotme. “Qeveria e korruptuar u bë shkak për përmbytjet në vend dhe pavarësisht situatës ku ndodhet zona e përmbytur, nuk ka lekë të menaxhojë në përmirësimin e situatës. Të gjithë qytetarët e pakënaqur nga qeverisja e keqe që të marrin pjesë në tubimet e opozitës që nisin nesër nga Durrësi”, - tha Ngjela. Rifillimi i protestave nga ana e opozitës bëhet një ditë para datës historike për shqiptarët, ajo e heqjes përfundimtare të regjimit të vizave. Në këtë datë, më 15 dhjetor, të gjithë shqiptarët mund të lëvizin pa viza drejt të gjitha vendeve të Evropës, duke përjashtuar vetëm Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›