E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari ekzekuton shqiptarin në Athinë

Një emigrant shqiptar është vrarë nga një bashkatdhetar i tij në kryeqytetin grek, Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës, në lagjen "Kipseli" të Athinës. Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vrasjes. Sipas dëshmitarëve okularë, viktima rreth 35 vjeç, emri i të cilit ende nuk është identifikuar, ka qenë duke biseduar me një tjetër shqiptar brenda automjetit të tij. Dëshmitari ka treguar se pak më vonë, personi që ndodhej në ndenjësen e pasagjerit ka qëlluar me një pistoletë në drejtim të personit që ishte ulur në ndenjësen e shoferit, duke e plagosur në zonën e barkut. Viktima ka tentuar të largohej nga automjeti i përgjakur, por ekzekutori e ka ndjekur në rrugë dhe e ka qëlluar edhe pesë herë të tjera me të njëjtën arme. Policia greke ka nisur menjëherë hetimet, të cilat janë përqendruar në dy drejtime: larje hesapesh midis bandave rivale dhe krim për arsye nderi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›