E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjyrat e kryeqytetit prezantohen në Paris



Tirana dhe ngjyrat e saj në fasadat e ndërtesave janë prezantuar në tempullin e artit botëror të Parisit, në Pompidu. Në ekspozitën e titulluar 'Premtimet e së shkuarës', janë përfshirë edhe pjesë nga Tirana, e cila ka pësuar një transformim përgjatë këtyre viteve. Kuratorja Kristin Masel është tërhequr nga ideja për dekorimin e godinave shqiptare dhe transformimin plot ngjyra të qytetit. Në këtë event është ekspozuar edhe filmi i Anri Salës "Dammi i Colori", që përshkruan pikërisht peisazhin e kryeqytetit, nën efektin transformues të ngjyrave. I pranishëm në çeljen e ekspozitës, kreu i Bashkisë së Tiranës e quajti privilegj prezantimin e pamjeve nga kryeqyteti në një nga hapësirat më prestigjioze publike të artit dhe të kulturës botërore. "Sot në sytë e një publiku që është stërvitur duke parë mrekullia, shihet Tirana e transformuar përmes syve dhe duarve të artistëve të njohur ndërkombëtarë, të impresionuar nga projekti ynë", u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›