E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarja e dheut rrezikon zonat e banuara

Fier

Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë Qarkun e Fierit gjatë ditëve të fundit, kanë krijuar panik në disa qendra të banuara, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dherave.
Kështu, në Rrethin e Lushnjës, 2 komuna me 13 fshatra ndodhen totalisht të izoluara. Shkarja e tokës u ka shkatërruar rrugën e vetme që i lidhte me qendrën e Lushnjës. Bëhet fjalë për komunat Hysgjokaj dhe Ballagat, banorët e të cilëve kanë që nga fillimi i dimrit që kanë njoftuar nënprefekturën e Lushnjës për rrezikun që u kanosej. Banorët thonë se edhe furnizimi me ushqime po u vështirësohet, pasi u duhet të ecin mbi 5 km në këmbë për të shkuar në atë pjesë të rrugës ku mund të hyjnë automjetet.
Kurse në Rrethin e Fierit, banorët e komunave Portëz, Frakull, Dukas dhe Lalar ankohen se rrëshqitjet e dherave u kanë dëmtuar rëndë banesat dhe kërkojnë ndërhyrjen nga autoritetet lokale, për të mundësuar dhënien e fondit të emergjencave për ndërhyrjen në infrastrukturën e banesave të tyre.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›