Islami: Vendimi për kartat falas brenda javës, më vonë do të ishte mashtrim
21/04/2009 Partia Socialiste lëshon propozimin e radhës për qeverinë dhe Kryeministrin Berisha
“Qeveria skemë të ngjashme me vendet afrikane, ku çdo herë që ka zgjedhje shpërndan karta identiteti vetëm për mbështetësit e saj”
Socialistët rikërkojnë heqjen e takës së votës, dhe kjo të realizohet deri në fund të kësaj jave. Ky është apeli i radhës që Partia Socialiste lëshoi për qeverinë “Berisha” sa i takon procesit për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti. Në një konferencë për shtyp, sekretari për çështjet elektorale në PS Kastriot Islami sqaroi lidhur me arsyet pse vjen një kërkesë e tillë nga kjo parti dhe se cilat kategori duhet të përfitojnë në mënyrë urgjente përmes këtij propozimi. Islami vuri në dukje se “arsyeja e vërtetë për heqjen e kësaj takse lidhet me varfërinë e shumë votuesve dhe pamundësinë e tyre për të përballuar këtë taksë, që nuk e ka asnjë vend i NATO-s apo i BE-së”. Duke shkuar më tej, deputeti socialist sqaroi se “kërkesa e PS-së ka qenë e thjeshtë dhe e qartë: çdo votues pa pasaportë të pajiset falas deri në zgjedhje me kartë identiteti, si mjeti i vetëm për të votuar dhe për të shmangur manipulimet, funksionet e tjera të kartës së identitetit të trajtohen pas përfundimit të zgjedhjeve”. Por njëkohësisht, sipas tij, PS-ja nuk kërkon të kthejë në debat politik apo elektoral mënyrën se si shërbimet e tjera të detyrueshme e të parashikuara të kryhen me të njëjtën kartë, do të garantoheshin pas zgjedhjeve. Gjithashtu në kundërvënien e tij ndaj skemës së përzgjedhur nga qeveria aktuale mbi një proces të tillë Islami akuzoi se mazhoranca po pajis me karta militantët e saj. “Ne nuk mund të qëndronim indiferentë kur filloi të aplikohej një skemë e ngjashme me ato në vendet afrikane, kur qeveria në pushtet çdo herë që ka zgjedhje shpërndan karta identiteti vetëm për mbështetësit e saj. Dhe kështu qeveria transformon fitoren e kundërshtarit në fitore të saj”, - nënvizoi Islami gjatë fjalës së tij. Po në këtë këndvështrim, deputeti socialist nuk vonoi të bëjë dhe një sqarim mbi qëndrimin e grupit parlamentar të PS-së në Kuvend. “Jemi përpjekur kohët e fundit të orientojmë ndihmesën tonë për këtë çështje edhe në Kuvend e në komisionin ad hoc, por gjithnjë kemi vënë re mungesë të plotë bashkëpunimi e deri arbitraritet”, - u shpreh Islami. Madje, sipas tij, për të vërtetuar se PS-ja nuk ka frikë nga humbja dhe nuk ndien asnjë panik, ajo i propozon Kryeministrit Berisha të pranojë pa hezitim heqjen e taksës së votës, duke e garantuar njëkohësisht se opozita nuk ka asnjë kërkesë tjetër për kartat e identitetit. “PS-ja edhe në këto kushte të vështira u ka bërë thirrje të gjithë atyre votuesve që kanë mundësi financiare të përballojnë këtë taksë të aplikojnë për kartën e identitetit. Njëkohësisht kujtoj se ky akt duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i kësaj jave, sepse pranimi i heqjes së kësaj takse, kur nuk do të kishte më kohë fizike për të kryer aplikimet, do të ishte veprimi hileqar i radhës për të mashtruar kryesisht partnerët ndërkombëtarë dhe arritur të njëjtin synim, por këtë radhë duke përdorur mungesën e kohës”, - cilësoi Islami.
Kërkesa
PS-ja kërkon që çdo votues pa pasaportë të pajiset falas deri në zgjedhje me kartë identiteti, si mjeti i vetëm për të votuar dhe për të shmangur manipulimet, funksionet e tjera të kartës së identitetit të trajtohen pas përfundimit të zgjedhjeve. Ky akt, sipas saj, duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i kësaj jave, sepse pranimi i heqjes së kësaj takse kur nuk do të kishte më kohë fizike për të kryer aplikimet do të ishte veprimi hileqar i radhës për të mashtruar kryesisht partnerët ndërkombëtarë dhe arritur të njëjtin synim, por këtë radhë duke përdorur mungesën e kohës. Për socialistët arsyeja e vërtetë për heqjen e kësaj takse lidhet me varfërinë.
Qëndrimi
Pak ditë më parë selia rozë bëri të qartë qëndrimin e saj lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti. “Nuk mund të ketë zgjedhje, po qe se edhe një shqiptar nuk arrin të votojë për shkak të taksës së votës. PS-ja u bën thirrje njerëzve të përgatiten shpirtërisht për të shpëtuar demokracinë në rrezik me rezistencë paqësore. Kryeministri nuk do të mund të kontrollojë rezultatin e zgjedhjeve duke e kthyer në farsë provimin e madh të 28 qershorit”, - qe shprehur pak ditë më parë deputeti socialist Kastriot Islami. Por njëkohësisht u apelua që askush të mos vonojë të aplikojë, nëse e përballon taksën e votës.
Nisma
Me propozim të PS-së u ngrit komisioni ad hoc si një instrument transparence, që u jep mundësi të zgjedhurve të popullit që të kenë akses të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në informacion lidhur me procesin e pajisjes me karta identiteti dhe njëkohësisht krijon një filtër për të gjithë problematikën e procesit. Por në vetvete ky komision nuk ka asnjë fuqi të veçantë mbi procesin, i cili është tërësisht në duart e qeverisë, pasi është qeveria ajo që duhet ta udhëheqë dhe ta garantojë këtë proces. Nga ana e tyre ligjvënësit socialistë kanë vënë alarmin se procesi është në prag të një situate dramatike, duke rrezikuar të kthehet në një situatë pa rrugëdalje.