Shqiptarja mbyt djalin me kollaren e burrit, tenton vetëvrasjen
Autorja e krimit, emigrantja Marjana Vinçani, me probleme të theksuara mendore
Artan CENA
SELANIK - Nëna 43-vjeçare ka mbytur me kollaren e bashkëshortit fëmijën e saj. Krimi ka ndodhur në një banesë, në katin e tretë të një pallati në rrugën “Mirahu Kufica”, në Selanik. Ngjarja me protagoniste një emigrante shqiptare, Marjana Vinçani, 43 vjeçe, ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 18:50. Krimi i rëndë ka shokuar qytetarët grekë në qytetin e Selanikut. Ka qenë bashkëshorti i 43-vjeçares zbuluar dhe krimin makabër. Por, veç mbytjes së djalit të vogël, Vinçani, në gjendje të rëndë mendore ka qëlluar dhe veten disa herë me thikë. Ai ka marrë bashkëshorten dhe e ka dërguar me urgjencë në spitalin e Selanikut. Atje i është dhënë ndihma e parë dhe sipas të dhënave, deri mbrëmjen e djeshme ajo ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej nën vëzhgim nga mjekët. Këta të fundit kanë bërë të ditur se ajo ka plagë të shumta në trup, pasi e ka goditur veten disa herë.
Ngjarja
Ka qenë ora 18:30 kur emigranti shqiptar, bashkëshorti i Marjana Vinçanit, ka shkuar në banesën e tij. Ai së bashku me djalin e tij, rreth 20 vjeç, kishin dalë rreth një orë më parë për të pirë kafe. Por kur janë kthyer në shtëpi kanë parë gjëmën që kishte bërë gruaja 43-vjeçare. Nga rindërtimi i skenës së krimit policia greke ka zbardhur dhe disa detaje. Ekspertët kanë bërë të ditur se emigrantja shqiptare fillimisht kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës 7-vjeçar. Djali ndodhej në ambientet e dhomës së ndenjes. Nën gjendjen depresive në të cilën ndodhej, ajo kishte shkuar në dhomën e gjumit, në gardërobën e çiftit. Aty kishte marrë një kollare dhe e kishte lidhur rreth qafës së të birit. Duke e shtrënguar ajo i kishte marrë frymën dhe pas pak momentesh ai kishte ndërruar jetë. Duke parë se çfarë kishte bërë, 43-vjeçarja Vinçani ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka qëlluar disa herë veten, duke tentuar që t’i japë fund jetës. Por nuk ka mundur. Ajo kishte rënë përtokë e plagosur dhe e mbuluar nga gjaku.
Ndihma
Fëmijën e vdekur e ka gjetur babai i tij, i cili kishte dalë me fëmijën tjetër që kishte çifti. Burri është përpjekur që të hapte derën, mirëpo është detyruar ta thyejë pasi ishte e kyçur nga brenda. Në momentin që po thyente derën mendja i ka shkuar në shumë veprime të llahtarshme, mendoi se gruaja ishte vetëvrarë, por nuk i kishte shkuar në mendje se ajo kishte mbytur me kollare djalin e tyre. Pasi ka parë kufomën e djalit të tij 7-vjeçar të mbytur dhe bashkëshorten të mbuluar nga gjaku, menjëherë ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. Mjeku ligjor tha se fëmija ishte mbytur me kravatë, ndërsa plagët e Vinçanit janë shkaktuar nga një mjet prerës, ndoshta thikë. Mësohet se 43-vjeçarja vuante nga çrregullime mendore.
Arrestimi në Kakavijë
I dënuar për vrasje, po kalonte kufirin me pasaportë biometrike
GJIROKASTËR - Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i dënuar me 20 vite burg për një vrasje të ndodhur në Greqi, në vitin 1999. Ndalimi i Vilson Veizit, 31 vjeç, është bërë në Kakavijë, gjatë kontrolleve të bëra nga policia. Kanë qenë efektivat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër që kanë ndaluar të kërkuarin. Arrestimi është bërë gjatë kontrolleve të qytetarëve që kalonin në Greqi. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit në Durrës, në datën 21 prill 2010, kishte lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Dy ditë më vonë, në datën 23 prill të këtij viti, ai ishte shpallur në kërkim. I ndaluari dispononte dhe pasaportë biometrike dhe në të kishte një vizë greke. Gjatë verifikimit të bërë në sistemin TIMS rezultoi se Veizi ishte person në kërkim pasi ishte dënuar me 20 vjet burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “vrasjes me dashje mbetur në tentativë”. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se vizën greke ia kishte siguruar avokati i tij në shtetin helen. Menjëherë i kërkuari është vënë në pranga dhe është njoftuar Drejtoria e Policisë së qarkut Durrës për veprime të mëtejshme. Kjo e fundit ka bërë të ditur se ngjarja për të cilën akuzohet se në datën 31 korrik të vitit 1999, në Athinë, rreth orës 12:00 të asaj date, është vrarë me armë zjarri Dorjan Sula dhe është plagosur shqiptari tjetër, S. Lalo. Pas ndalimit në doganën e Kakavijës, Veizi është sjellë gjatë ditës së djeshme në Policinë e Durrësit ku dhe është marrë në pyetje. Atij i janë komunikuar akuzuar dhe është dërguar për të vuajtur dënimin. Policia ka bërë të ditur se pasaportën biometrike ai e kishte marrë para se Gjykata e Apelit në Durrës të jepte vendimin përfundimtar. Më pas kishte vendosur dhe vizën me të cilën do të kalonte kufirin, për të mos u kthyer më në Shqipëri.
Aksidentet
Përplasjet në rrugë, dy të vdekur e disa të plagosur
TIRANË - Katër aksidente me dy të vdekur dhe disa të plagosur kanë ndodhur në Tiranë dhe Fier gjatë ditës së djeshme. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Aksidenteve është ndaluar në flagrancë Eduart Xharo, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky person, dje, rreth orës 18:00, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targë TR 1361 M, është goditur nga pas nga motori tip “Honda” me targë KR 140 A, i drejtuar nga shtetasi Gani Gjuzi, 23 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë motori ka kaluar në trotuarin e djathtë duke u përplasur me kolonën e banesës së qytetarit me inicialet L. B. E, si pasojë, është aksidentuar drejtuesi i motorit, pasagjeri i tij Drilon Thaçi, 17 vjeç, banues në Tiranë dhe këmbësori Hysni Muça, 27 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë. Rreth orës 23:00, shtetasi Gani Gjuzi ka gjetur vdekjen ndërsa Drilon Thaçi ndodhet në gjendje të rëndë dhe Hysni Muça jashtë rrezikut për jetën. Në pranga ka rënë dhe Engli Zhegu, 20 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 07:55, në rrugën “Ali Demi”, duke qarkulluar me mjetin motor me targë BT 01124, ka aksidentuar këmbësorin Petrika Naço, 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu është aksidentuar edhe Engli Zhegu, i cili ndodhet në SQU jashtë rrezikut për jetën. Rreth orës 09:30, në vendin e quajtur Sheq i Madh, në Fier, pranë një karburanti, drejtuesi i një motoçiklete pa targa, me inicialet F. M., 47 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Benz” me targë FR 4712 D me drejtues Dalim G., 19 vjeç. I aksidentuari ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve të poshtme dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier.
Në Durrës një grua ka rënë nga karroca dhe ka humbur jetën. Viktima është Aishe Spahiu, 64 vjeç, nga Rrashbulli i Durrësit. Edhe pse u dërgua në spital, ajo nuk ka mbijetuar. Viktima udhëtonte me karrocë bashkë me të birin në fshatin e saj.
21 Maj 2010