E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 47-vjeçarit, u kap me 24.5 gramë Cannabis



ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në orët e vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë iu sekuestruan pesë qese me bimë e dyshuar drogë e llojit Cannabis sativa. Operacioni i koduar “Rruga e re” përfundoi me vënien në pranga të shtetasit Agim Rame Balia, 47 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Syrja Dylgjeri”, Elbasan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruara sasia prej 24.5 gramësh e lëndës narkotike. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

21 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›