Niazi Jaho: “Kontrolli i Ministrisë cenon pavarësinë e prokurorëve”
Konstitucionalisti komenton projektligjin për Prokurorinë. Jaho: “Duhet më shumë transparencë, debat dhe gjithëpërfshirje”
Shaban Sulçe
Konstitucionalisti i njohur, Niazi Jaho, kritikon projektligjin për Prokurorinë, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Jaho mendon se pika e kritikueshme e këtij projektligji ka të bëjë me kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë ndaj organit të akuzës. Sipas tij, ky kontroll cenon pavarësinë e prokurorëve. Në një intervistë për gazetën “Albania”, Jaho deklaron se tashmë që në Shqipëri po punohet për reformën në Drejtësi, nevojitet më tepër seriozitet, transparencë, diskutime dhe debate konstruktive dhe
gjithëpërfshirëse.
Gjatë një interviste televizive, kryeprokurorja Ina Rama shprehu shqetësimin dhe mospajtimin e saj lidhur me një shtesë që i ishte bërë projektligjit të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, pa dijeninë e Prokurorisë, ku thuhej se Ministri i Drejtësisë, lidhur me rezultatin e inspektimeve që ushtron në Prokurori, i dërgon raport Kuvendit. ǒmendoni për këtë?
Shtesa e mësipërme, nëse nuk shfuqizohet neni 56 i ligjit mbi Prokurorinë, nuk përbën asnjë shqetësim. Nëse neni 56 do të mbetet kështu siç është, edhe pa u bërë shtesa e mësipërme, ministrit të Drejtësisë këtë të drejtë ia jep ligji mbi organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë. Kështu, në këtë ligj (viti 2001) në nenin 6, pika 10 thuhet se Ministria e Drejtësisë “kontrollon sipas ligjit organin e Prokurorisë dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe në Kuvend”.
Po në nenin 56, që përmendët më lart, çfarë thuhet?
Neni 56 i Ligjit numër 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të ushtrojë kontroll në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake, nëse janë respektuar apo jo afatet e hetimit dhe të paraburgimit, të drejtat e njeriut dhe të lirive themelore të subjekteve të proceduara, sidomos të të ndaluarve dhe të të arrestuarve, rregullshmëria e kryerjes të veprimeve hetimore, ecuria e politikës penale të dënimeve që ndiqen nga prokurorët etj. Për këtë vihet në dijeni, prokurori i kontrolluar, prokurori i Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës (sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë i dërgohet raport edhe Kuvendit). Nuk e di përse përmbajtja e nenit 56 që përmendëm më lart nuk u trajtua nga ana e kryeprokurores Rama. Ndoshta pritet edhe mendimi i prokurorëve të tjerë.
Nëse Ministria e Drejtësisë nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë kontroll në Prokurori, a nuk kthehet Prokuroria në një organ të pakontrollueshëm?
Jo, edhe Prokuroria është e kontrollueshme. Urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit më të lartë janë të detyrueshme për prokurorët e tjerë. Veçse kësaj, gjykatat për ato çështje që parashikohen në ligj ushtrojnë kontroll ndaj veprimeve dhe vendimeve të prokurorit. Sistemi që është zgjedhur tek ne, i sanksionuar në Kushtetutë, është: Prokurori e pavarur, e centralizuar që i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve, që prokurori herë pas here informon Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit, por jo për çështje të caktuara. Bëhet pyetja: Do t’i raportojë Kuvendit për gjendjen e kriminalitetit, apo për shkelje të konstatuara gjatë kontrolleve të veçanta?
Edhe sikur Kuvendi të mos miratonte shfuqizimin e nenit 56 të ligjit mbi Prokurorinë, kjo çështje eventualisht mund të ishte objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese për mosmarrëveshje kompetencash, ndërsa Kuvendi nuk do të kishte të drejtë të shqyrtonte dhe të vlerësonte vendimet e marra nga prokurorët, që sipas raportit të ministrit të Drejtësisë do të konsideroheshin të pabazuara dhe të kundërligjshme.
Po pse nuk do të kishte të drejtë?
Sepse Gjykata Kushtetuese, me dy vendimet e saj numër 26, datë 14.12.2006 dhe numër 12 datë 20.05.2007, është shprehur se as komisionet hetimore e as Kuvendi dhe as ndonjë organ tjetër (me përjashtim të prokurorit më të lartë dhe gjykatës), nuk kanë të drejtë të shqyrtojnë dhe të vlerësojnë vendimet e marra nga prokurori.
Ligji që i jep të drejtën Ministrisë së Drejtësisë të ushtrojë kontroll në Prokurori është miratuar qysh në vitin 2001. Përse kjo çështje diskutohet dhe kundërshtohet me kaq vonesë?
Reagime ka pasur qysh në atë kohë në fazën e përgatitjes së projektit, por zërat e paktë dhe të veçuar nuk u vlerësuan. A nuk ka edhe sot raste që për interesa të ngushta partiake apo koniunkturale argumenti mbetet “jetim”?! Tashmë që po punohet për reformën në fushën e drejtësisë, le të shpresojmë për më tepër seriozitet, transparencë, diskutime dhe debate konstruktive dhe
gjithëpërfshirëse.
Ligji për Prokurorinë dhe Gjyqësorin, të kontestuar nga opozita
Opozita ka kontestuar ashpër gjatë këtyre ditëve propozimet e bëra nga maxhoranca për ligjin për prokurorinë dhe administratën gjyqësore. Përfaqësuesit e dy partive kryesore të së majtës, PS-ja dhe LSI-ja janë shprehur kundër këtyre dy projektligjeve, pasi sipas tyre ato cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë. “Ajo që na ndan ne nga maxhoranca janë reformat. Ne jemi për reforma që kanë lidhje me sistemin dhe nuk jemi për arnime sistematike, siç është rasti u fundit i tre ligjeve që janë në proces që janë propozuar nga maxhoranca. Ai që ka të bëjë me Prokurorinë, me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm apo me administratën e Gjyqësorit më së shumti janë ligje që nuk sjellin asnjë përmirësim përsa i përket efektivitetit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve, përkundrazi, janë propozime të cilat shkojnë kundër qëllimit të mirë që duhet të dyja palët bashkë për të përmirësuar eficencën dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura. Natyrisht, përsa i përket çështjes së imunitetit që është përmendur dje nga kolegu i grupit të PD-së unë dua të them se ne si grup parlamentar i PS-së nuk jemi shprehur asnjëherë kundër, përkundrazi, kemi dhënë edhe opsionet tona. Çështja e imunitetit duhet të jetë e lidhur edhe me forcimin e pavarësisë së institucioneve të pavarura në radhë të parë të Prokurorisë dhe pavarësisë së Gjyqësorit dhe larg tendencës për t’i uzurpuar ato”, - deklaroi disa ditë më parë kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka kundërshtuar ligjin “Për Prokurorinë” të propozuar së fundi nga maxhoranca. Meta e cilësoi këtë ligj si një plan të mbrapshtë të maxhorancës dhe kryeministrit Sali Berisha për të kapur institucionin e pavarur të Prokurorisë. Sipas kryetarit të LSI-së, një gjë e tillë ndodh pasi dobësimi i organit më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, siç është Prokuroria, bëhet për të mbrojtur koracën korruptive që ka krijuar qeverisja e Berishës në të gjitha hallkat e saj. Meta i bëri thirrje të gjithë opozitës që të unifikojë qëndrimet e saj për të kundërshtuar këtë plan antikushtetues të maxhorancës. “Reforma në Drejtësi përbën dështimin e rëndë të radhës së qeverisë së Sali Berishës. Goditja që synohet ndaj pavarësisë së Prokurorisë është një tjetër konkretizim i filozofisë autoritariste dhe autokratike që kjo qeveri ka nisur që në natën e 21 prillit, kur u miratuan ndryshimet kushtetuese”, - deklaroi Meta.
15 Shtator 2008