E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin aplikimet për specializimin e mjekëve të rinj



Emanuela Sako

Nisin aplikimet për kryerjen e specializimeve të studentëve të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurrimin e lirë të studentëve të Mjekësisë për të aplikuar për specializimet në një fushë të caktuar të mjekësisë. Ndërkohë aplikantët kanë nisur të dorëzojnë dokumentacionin e plotë në Drejtorinë e QSUT-së, ku më pas do të caktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë kuotat dhe specialitetet ku kërkohen mjek specialistë të rinj. Dokumentet që duhet të dorëzojnë paraprakisht aplikantët janë: listë notash, diplomë, certifikatë, librezë pune, raport mjekësor, vërtetim nga DSHP-të e rretheve. Gjatë kohës së specializimeve aplikantët vazhdojnë studimet kundrejt një pagese që vendoset nga qendrat spitalore të pranimit ku kryhet praktika apo mësimi. Pasi mbarojnë studimet e sistemit 5 vjeçar, studentët e mjekësisë mund të kryejnë dhe titullin Master edhe pse nuk mund të kenë kryer studimet afatgjata pasuniversitare.
Procedurat
Për pranimin e kandidatëve, Fakulteti i Mjekësisë ka përcaktuar kriteret dhe procedurat që i çon ata në konkurrim. Studentët e Mjekësisë për t’u bërë mjek profesionist në një specialitet të caktuar duhet të përmbushin një numër të caktuar kriteresh për të ndjekur specializimet afatgjata në një degë të caktuar të Mjekësisë. Specializimet afatgjata për studentët e Mjekësisë, janë studimet e vetme pasuniversitare 3 apo 4 vjeçare që bëhet për kualifikimin e mjekëve. Të gjithë studentët që mbarojnë sistemin 5-vjeçar, me të cilin cilësohen si mjek të përgjithshëm, duhet të ndjekin studimet pasuniversitare për t’u kualifikuari si mjekë specialistë. Për këtë vit, Fakulteti i Mjekësisë hapi rreth 30 degë të ndryshme të shëndetësisë për pranimin e studentëve që duan të vazhdojnë studimet. Kuotat e pranimit përzgjidhen nga Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithçka zgjidhet në varësi të sektorëve që kërkojnë mjek specialistë. Për vitin akademik 2007-2008 kuotat e pranimit në të gjitha specialitetet ishin 167 persona. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë që duan të kryejnë një specializim, pasi mbarojnë studimet e sistemit 5-vjeçar, duhet të kryejnë një vit stazh pune. Pas kryerjes së një vitit stazh pune atyre iu jepet e drejta për të aplikuar për kryerjen e specializimit. Sipas Kartës së Bolonjës specializimet pasuniversitare zgjasin 3 deri në 4 vjet dhe quhen cikli i 3-të i studimeve. Gjatë kohës së specializimeve aplikantët vazhdojnë studimet kundrejt një pagese që vendoset nga qendrat spitalore të pranimit ku kryhet praktika apo mësimi.
Kushtet
Pasi mbarojnë studimet e sistemit 5 vjeçar, studentët e mjekësisë mund të kryejnë dhe titullin Master edhe pse nuk mund të kenë kryer studimet afatgjata pasuniversitare. Për pranimin e kandidatëve, Fakulteti i Mjekësisë ka përcaktuar kriteret dhe procedurat që i çon ata në konkurrim. Të gjithë aplikantët duhet të jenë në moshën 35 vjeç ose mbi këtë moshë. Një ndër kriteret kryesore për pranimin e studentëve është nota mesatare e të gjitha viteve të jetë mbi 8, si dhe njohja e një ose më shumë gjuhëve të huaja të mbrojtura. Të gjithë kandidatët aplikues duhet të kenë kryer një vit stazh pune.

Box
Dokumentacioni

Kërkesë-deklaratë (të plotësuar me shkrim shtypi). Plotësimi duhet të bëhet me të gjitha zërat e saj dhe është nën përgjegjësinë e aplikantit. Kjo deklaratë tërhiqet pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Dokument identifikimi: certifikatë lindjeje me fotografi e vulosur, ose kopje e noterizuar e letërnjoftimit apo pasaportës për jashtë shtetit.

Kopje e noterizuar e diplomës së Studimeve Universitare.

Kopje e noterizuar e listës së notave (shoqëruar me origjinalet, të cilat i kthehen menjëherë kandidatit pas regjistrimit).

Procedurat
Duhet të kenë moshë 35 vjeç (Të mos kenë kaluar ditën e testimit me shkrim moshën 35 vjeç të vërtetuar me dokumentacionin e kërkuar).

Nota mesatare e të gjitha viteve të jetë mbi 8.

Kopje e noterizuar e diplomës së njohjes së një gjuhe të huaj (përkatësisht: Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht). Janë të vlefshme vetëm dëshmitë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nga Instituti Italian i Kulturës, Instituti i Aleancës Franceze, Instituti Gote, TOEFL-i.

Kontratë shërbimi për mjekët që duan të specializohen ose vërtetim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë (dokumentacion i eksperiencës një vjeçare në punë pas diplomimit në FM. Përjashtim bëjnë vetëm kandidatët që duan të specializohen për Mjek Familje, Shëndet Publik dhe Anatomi Patologjike.

Për kandidatët që vijnë nga MD dhe MM kërkohet një vërtetim përkatës nga këto ministri.

Mandat bashkëpagese për regjistrimin me konkurs.

Pediatri, 200 raste në ditë nga sëmundje të stinës

Rreth 200 raste në ditë drejtohen në Pediatrinë e Tiranës për shkak të sëmundjeve stinore. Mjekët sqarojnë se problemet e fëmijëve janë probleme stinore nga të cilat preken për shkak të ndryshimit të temperaturave gjatë natës dhe ditës. Por tepër shqetësues shfaqet fakti sepse EKO-ja e vetme për kryerjen e vizitave në këtë spital që prej dy ditësh ka dalë jashtë funksionit. Mjekët i orientojnë prindërit të kryejnë vizitën e EKO-s në një nga klinikat private më të afërta. Prindërit janë të detyruar të shkojnë në klinika private dhe më pas të sjellin ekzaminimet në spitalin e Pediatrisë që të marrin mjekimin nga mjeku i këtij spitale. Situata shfaqet tepër alarmante sepse për këta 200 fëmijë nuk ofrohet asnjë medikament. Për më tepër medikamentet për fëmijët duhet të merreshin falas, por prindërit i blejnë në farmacitë afër spitaleve.

15 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›