Rrëshen-Kalimash, Basha shpallet i pandehur, rrezikon 10 vite burg
Ish-ministri i Transporteve shpallet përgjegjësi kryesor për skandalin. Brenda 15 shtatorit do të kompletohet dosja përfundimtare e hetimeve
Habjon Hasani
Tiranë – Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, do të jetë në bankën e të akuzuarve në procesin gjyqësor për abuzimet me rrugën “Rrëshen-Kalimash”. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë bërë të ditur se me shumë gjasa dosja do të jetë e “kompletuar” brenda datës 15 shtator, ndërsa fill pas kësaj date çdo gjë do të jetë gati për rrugëtimin drejt gjykatës. Basha, i cili deri sot njihej si person nën hetim, është klasifikuar tashmë si i “pandehur” i çështjes, madje si i pandehuri kryesor i saj. Burime nga organi i akuzës i thanë “Albania”-s se Basha, aktualisht ministër i Jashtëm, akuzohet për shpërdorim detyre, shkelje të Kushtetutës dhe favorizim të kompanisë kontraktore me një dëm të llogaritur përfundimisht në vlerën e 320 milionë eurove, ndërsa me veprimet dhe mosveprimet e tij Basha rrezikon deri në 10 vite burg. Mësohet se përveç konkluzioneve procedurale, ka qenë dhe vullneti i kryeprokurores Ina Rama ai që i ka dhënë drejtim hetimit të kësaj çështjeje. Prokurorët kanë qenë në pritje të deklarimit të vlerës përfundimtare të projektit nga ana e qeverisë, e porsa vlera është shpallur, atëherë kanë filluar procedurat e fundit për mbylljen e hetimit.
Të pandehurit
Së bashku me Lulzim Bashën të pandehur do të jenë dhe Andi Toma, ish-drejtor i zyrës juridike në Ministrinë e Transporteve, Armand Teliti, ish-zëvendësministër si dhe Lejla Saraçi (ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve). Por prokurorët janë ende në dilemë lidhur me statusin e Saraçit nisur nga fakti se praktika e studiuar nga prokurorët ka treguar se Saraçi vetëm sa ka zbatuar urdhrat e ardhur nga eprorët e saj. Për kompletimin e dosjes janë marrë më shumë se 30 dëshmi, të cilat fillojnë që me ish-drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Transporteve e deri te drejtues të konsorciumit të kontraktuar “Bechtel-Enka” (BEJV). Ish-ministri Basha ka mohuar në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë kohës se nisja e hetimit të kësaj çështjeje ka qenë një farsë politike, që sipas tij, ishte organizuar nga “disa segmente të Prokurorisë”. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur zoti Basha edhe kur Parlamenti i hoqi atij imunitetin në lidhje me këtë hetim. Kur frenat e Prokurorisë i mori Ina Rama (e zgjedhur nga vetë maxhoranca), Basha nuk vonoi të deklaronte se do të ngelej i hapur për hetim dhe se këto hetime do të faktonin pastërtinë e tij dhe veprën gjigante për të cilën ai kishte kontribuar. Por edhe kësaj here ish-ministri ka gabuar, pasi hetuesit e kanë klasifikuar atë si të pandehurin kryesor të një abuzimi që shkon deri në 320 milionë euro.
Shkeljet
Një nga shkeljet në procedurat e tenderit është gjuha me të cilën është hartuar dokumentacioni. Hetimet evidentuan se firmat janë shpallur fituese pa një projekt dhe për rrjedhojë, edhe pa një shifër konkrete të vlerës së investimit që do të kryhej. Qeveria shqiptare u ka lëvruar firmave në fjalë rreth 27 për qind të shumës fillestare prej 418 milionë eurosh që u parashikua për ndërtim, në një kohë kur ligji i prokurimeve publike thotë qartë se nuk duhet paguar mbi 10 për qind të shumës si parapagim. Instancat shtetërore madje kanë pranuar fillimin e punimeve, ndërkohë që firmat ndërtuese të rrugës nuk kishin paguar garancinë e kontratës. Një nga habitë me të cilat është hasur organi i akuzës është edhe rritja e financimit për ndërtimin e rrugës “Rrëshen-Kalimash” nga 418 në 650 milionë euro.
Vendimi për të hetuar rrugën “Rrëshen-Kalimash”
Në fillim të vitit 2007 Prokuroria e Tiranës nisi hetimet kryesisht për infrastrukturën rrugore, pas denoncimeve publike të ish-drejtorit të Ministrisë së Transporteve, Arben Meçe. Konkretisht, për rrugën “Rrëshen-Kalimash” hetimet nisën në mars të vitit 2007, kur një relacion i zyrës së shtypit i Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në një artikull të revistës “MAPO”, i titulluar “Buzëqeshja 45 miliardë”, i dorëzohet kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ky i fundit, porsa njihet me materialin, urdhëron fillimin urgjent të hetimeve dhe ia lë në dorë çështjen Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Në media u denoncua ai që u cilësua si “Buxheti i Tretë”. Qeveria shqiptare, në një mbledhje urgjente, në mbrëmjen e 27 nëntorit të vitit të kaluar, vendosi të ndryshojë Buxhetin e Shtetit. Vendimi nuk u bë asnjëherë i njohur për opinionin publik dhe taksapaguesit shqiptarë. Ai u bë i ekzekutueshëm vetëm pasi mori dhe votat në Kuvend, saktësisht në datën 18.12.2006, pra vetëm 12 ditë para se vetë viti në të cilin do të operonte ky “Buxhet i Tretë” të mbyllej. Me propozimin e ministrit të Financave, Ridvan Bode, Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ me atribute të buxhetit të shtetit, teknikisht një Buxhet të Tretë për 2006-n. Akti Normativ i Këshillit të Ministrave tjetërsoi 10 nene të paketës së buxhetit të shtetit, miratuar në korrikun e vitit 2006, buxhet i cili njihej rëndom si “Buxheti Shtesë”! Akti Normativ me të cilin qeveria i propozoi Parlamentit ndryshimin e buxhetit në muajin e fundit të vitit ndryshoi totalisht tabelën e shpërndarjes së investimeve! I njëjti akt realizoi një buxhet të ri, tërësisht të ndryshuar, duke urdhëruar ekzekutimin e këtyre ndryshimeve me atributet e ligjit për buxhetin e shtetit! Parlamenti e shqyrtoi atë 15 ditë më vonë, në datën 18 dhjetor 2006.
SHKELJET E KONSTATUARA NGA PROKURORIA
1. Projekti përfundimtar
2. Oponenca teknike
3. Supervizioni
4. Fondi limit
5. Paradhënia
6. Ligji i zbatimit të kontratës
7. Gjuha e përdorur në dokumentet e tenderit
8. Çmimi për njësi i parashikuar në kontratë
9. Kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin
10. Procedura e prokurimit
11. Leja e mjedisit
12. Leja gjeologjike
13. Paligjshmëria e VKM-ve nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006
14. Mendimi i ministrive dhe institucioneve që nuk u morën parasysh
15. Mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin vlerësues në tender
16. Kufizimi i sipërmarrësit nga detyrimet tatimore
17. Çmimet për njësi më të larta se çmimi i tregut shqiptar
18. Relacionet e mbajtura nga ministri i MPTT para Këshillit të Ministrave
19. Inicimi i procedurës për në MPPTT për nxjerrjen e vendimeve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006
15 Shtator 2008