Niko Kacalidha, ngjyrat e forta mesdhetare

00/00/0000 Shënime mbi librin “Poezi të zgjedhura” të Niko Kacalidhës, “Toena”, 2004
1.Niko Kacalidha ka lindur në Leshnicën e Sipërme, fshat malor i minoritetit grek, bir i një mësuesi; ka mbaruar Universitetin e Tiranës dhe që për rreth tridhjet vjet ka dhënë letërsi dhe gjuhë shqipe në gjimnazin e Sarandës e gjetkë. Pas viteve ’90 ka qenë dhe ministër për monoritetet për pak kohë, punonjës i Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve, tani është atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Athinë. Poezitë e para i ka botuar në shtypin e kryeqytetit, në gazetat “Zëri i rinisë”, “Drita”, etj. Në të ri, ky njeri i shpejtë në mendim e në fjalë, ashtu i imët dhe shtatpakët, për një gjë binte mirë në sy: bënte vargje lirike me një fluiditet të butë e të thekshëm që e nxirrnin në pah qartësisht… një lirik i ngrohtë, i buruar. Dhe vetëm kaq. Bah, atëherë lirikës nuk ia varnin shumë. Ia varin sot?
2. Të gjithë e dimë: në shkollë ka djelmosha me cilësi të shquara, premtuese, siç thonë profesorët, por… të shohim, të shohim, thonë skeptikët. Kacalidha do ta kalonte provën larg syve të dashamirëve, të botuesve, të redaktorëve, të asaj gjerësisë që kanë kryeqytetet, që bëjnë vend për të gjithë. Kacalidha ia doli mbanë provës së humnerës, së harrimit; kishte lindur me qëndresën e ballkanasve që hanë bukë me shirat e me baltën, me gurin, me drurin, me diellin dhe ujin, që hanë bukë me gjithë të zezat e ullirit e të lëvezhgës së trarëve të nxirë të shtëpive dhe durojnë gjurma gurësh e gjaku mbi damarë të hollë njeriu. Këtu, Niko Kacalidha dhe fati i një epoke shkojnë bashkë, por ai gjithmonë vjen duke u rritur. Përtej fatit. Këto vite më pas do të shndërrohen në një lëndë, në një prurje që përbën thelbin e poezisë së tij.
Kacalidha boton dy-tri libra lirikë në vitet ’70 dhe ‘80, por këto janë që të mbetesh gjallë, vetëm kaq. Poeti përpunonte dhe bluante mitet e vërteta të poezisë së tij. Ashtu nën hije, kur të tjerë poetë lavdëroheshin. Këto ndodhin rëndom në Ballkan.
3.Dhe do të vinte libri “Profecitë e drurëve”, viti 1998. Niko, ndërkohë ka shkruar poemat e tij greqisht, ka botuar librat e tij në gjuhën e nënës. Dhe lavjerësi i tij (po të marrim një idiomë të Brodskit për Kavafin) përplaset në muret e dy gjuhëve, dhe i thyen të dy muret. Në fund të fundit, ai ka ngrënë bukën, ka gëzuar dhe vuajtur, ka rritur fëmijtë, duke qenë mësues i letërsisë dhe i gjuhës shqipe. Një homo balcanicus. Poezia është gjuhë. Kacalidha është i lindur në gjuhën greke, është shqiptar si shkrimtar në gjuhën shqipe, është poet biling. Një ballkanas për nga përvoja. Edhe poezia e tij. Është një erë e një frymë mesdhetare e përmbytur me diell që rrit bimët, viçat, nxin ullinjtë, plas e shpërthen kokrrat e shegës në kopshtet e Leshnicës, të Kaninës, të Ulqinit, të Bukovarit, të Palermos… të Kretës, të Qipros, të Spanjës së Servantesit e të Lorkës, është një aventurë homerike, para homerike, fenikase, që përplaset e ngjizet me gjenezën dhe baltën adamike, me tempujt e ushtritë, me filozofët e poetët që popullojnë rrënjët e shtresave të gjakut dhe i japin kësaj toke shumësinë kulturore me kupola kishash, me xhamitë e minaret, me mburoja e përkrenare ushtarësh të gjuhës, të poezisë…
Kacalidha tani është në kalin kryeneç të kësaj aventure, që nuk të mban shumë mbi vithe, që të ngre e të hedh plasur. Verbi i tij poetik tashmë mban dhe shijen e mvrejtjen e viteve ’90 (Profecitë e drurëve), që e risollën, që e çliruan, që e çkyçën grykëderdhjen e tij të rëndë e të dënuar gjatë, që të përvidhet heshtur nën dhe. Ai është tani bir i lirisë në një poezi të lirisë më të thellë të njeriut.
Por do të vijë një Niko Kacalidha tjetër në Pagëzimin e zogjve. Tri mitet bazë të poezisë së tij, druri, zogjtë dhe guri, vijnë në një përpunim të thellë të vargut dhe të gjithë strukturave poetike. Një dorë e sigurtë, dorë mjeshtri. Është poeti i një fantazie që shkon gjer në fantazmagori. Dua ta theksoj këtë: shpërthimet e fantazisë së tij janë të pashoqe në poezinë tonë. Një stuhi njgyrash dhe imazhesh sureale që të pataksin. Një shkëlqim lëbyrës ngjyrash të jaseminit, ciklaminit, asparagusit, të dallgëve, të limonishteve me një mprehtësi që të presin si brisku e ta ujisin gjakun më thellë se vesa e butë dhe e duruar e së përditshmes mbi ty e mbi faqen e gjithë botës.
4.E para ishte fjala. Apo është poeti? Është poezia. Shënjtërimi i jetës në terma të teologjisë biblike, helenike a bizantine kalon nëpër flegrat e mushkërive, nëpër vijëzimet e vragat e trurit të Nikos. Farëmbjellësi dhe lavrëtari që, tashmë korr të lashtat me drapërin e gjuhës. E gjuhës… Këtë herë vijnë shqip shënjtëritë e përjetësive të prekshme. Thamë farëmbjellës e lavrëtar i gjuhës, se bota lind nga e para në fjalë, në gjuhë… në shqip. Edhe në greqisht. Po, mbase, shënjtërimi i fjalës njeh një gjuhë tjetër të lëngët, të ajërt, gjuhë frymërore që lind në trurin e poetit, me fjalë të panjohura, një lëndë gjuhe më e lashtë se sa fjalën ta shqiptojë e ta flasë i pari Adami. Dhe ai fliste një gjuhë të përbotshme e të vetme. Me poezinë, i pari ka folur krijimi, demiurgu. Niko Kacalidha në rastin tonë. Atë që njerëzit e prishën, e thërrmuan në Kullën e Babelit, më gjerë dhe më mençur e bënë poetët. Mendja e tyre me kohë punon me lëndën e një gjuhe universale, të përbotshme. Të lumë janë ata prej tyre që arrijnë ta shprehin në libra, në një gjuhë të caktuar, gjithë atë materje drite e gjuhe të lartë që lëvrin e i mbush me shkëlqim gjithë mençuritë dhe thellësitë njerëzore. Poezia nuk është ideologji, është mbi ideologjitë politike a etnike. Kacalidha vjen si një Adam që shënjtëron shqip, me një shqipe që ka amat e saj të rrënjëta, me arbërishten deradiane, me lëndën e rapsodive stërgjyshore, me finesat dramatike lasgushiane, me venën heroike të kreshnikëve. N.Kacalidha e ka pirë thellë qumështin e trashë e të plotë të kadishtes së gjuhës shqipe. Në thithkat e gjuhës së tij qumështi vjen e mblidhet rruaza-rruaza, krua-krua… shqip. Mua më bën ta dua këtë poezi - gjuhë. Ideologjitë janë vetëm dritare që hapin dhe mbyllin kapakët prej dheu nga bulbat e zambakëve dhe rrënjët e mbledhura grusht, ngrirjet akull të gjuhës nxjerrin filiz dhe shpërthejnë në diell… ashtu me pak kokërriza, me pak aromë balte sipër. Veç se kur shpërthejnë, ama e poezisë i mbyt gjithë aromat e tjera, gjuha poetike bëhet lënda dhe brumi i vetëm, kjo formë, kjo gjuhë bëhet përmbajtje, përmbajtja më e lartë se ideologjitë e teologjitë. Ky është një shpërthim i vërtetë i Niko Kacalidhës. Nikua erdhi. Kënga e durimit u shpall. Dëgjojeni. Kjo është për t’ia patur zili. Ai i çan të dy muret e gjuhëve, të dy kombeve. Një biling i shkëlqyer që provohet dhe nga që nobelisti Odisea Eliti i besoi përkthimin shqip të kryeveprave të tij, dhe nga poemat, librat me poezi dhe romanin, të botuara me shumë sukses në Greqi. Ai atje ka fituar çmimet më të mëdha kombëtare.
Libri i tij i “Poezive të zgjedhura”, botim i “Toena”, 2004, është një ngjarje: të paktë janë poetët e viteve të tij, as sa gishtat e njërës dorë, që e kanë lartësuar si ai poezinë shqipe.