Nikol Kidman, Luk i ri, dashuri e njëjtë
prej çupëline. Aktorja e Hollivudit, Nikol Kidman ndryshon modelin e flokëve, ajo tashmë preferon ngjyrën portokalli dhe kaçurelat për t’ë surprizuar fansat. Përkrah Keith Urban, Nikol merr pjesë në “BMI Awards” ku u ndanë çmimet e muzikës kauntri. Një model mjaft domethënës flokësh, më të shkurtër të cilët arritën ta ndryshonin tërësisht bukuroshen hollivudiane. Ajo ka zgjedhur një fustan në ngjyrë zjarri dhe një rrip të zi për të shndritur mbi tapetin e kuq. Përveç ndryshimeve estetike, të gjithë kanë ndier harmoninë që ekziston mes Nikol dhe Keith, të cilët kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të dashur me njëri-tjetrin në publik, ashtu siç u shfaqën dy ditë më parë. Më herët ata janë parë duke vrapuar, të veshur me rroba sportive dhe herë pas here me përqafime dhe puthje të zjarrta.
Anxhelina Zholi, gati të adoptojë fëmijën e shtatë
Anxhelina Zholi raportohet se është e gatshme të shtojë edhe fëmijën e katërt në ambientin e saj familjar, kësaj here një foshnjë të adoptuar nga Siria. Siç shkruan revista “OK!”, aktorja dëshiron të ketë në familje edhe një vajzë nga vendi i Lindjes së Mesme. Por ajo thuhet se ka filluar procesin e adoptimit pa partnerin e saj Bred Pit, i cili nuk dëshiron më shumë fëmijë. Dyshja tashmë kanë tre fëmijë biologjikë dhe tre fëmijë të adoptuar. Fëmija i radhës do të ishte i shtati në familjet e tyre të madhe.
13 Nentor 2009