E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikol Sherzinger dëshiron të martohet me Levis Hamilton



Si një pilot i suksesshëm i Formula 1, Levis Hamilton njihet si simbol i shpejtësisë ekstreme. Por e dashura e tij Nikol Sherzinger nuk ka të njëjtin mendim lidhur me këtë çështje. Sipas saj, ai po vepron shumë ngadalë në lidhjen sentimentale dhe nuk po i propozon për martesë. “A do të doja të martohesha? Sigurisht që po dhe pjesëtaret e grupit tim (Pussycat Dolls) mund të bëhen shoqërueset e mia. Por më parë duhet të fejohemi”,- është shprehur Sherzinger për revistën prestigjoze “Hello” në të cilën ëhstë përdorur si titul një nga thëniet e saj “Qershori do të ishte momenti ideal...”. Këngëtarja edhe më herët ka shprehur dëshirën për ta bërë këtë lidhje më serioze pasi duket se vërtet është dashuruar me kampionin e Formula 1. Nëse Nikol dhe Levis do të martohen, nuk na mbetet veçse t’u urojmë shumë fat dhe dashuri në të ardhmen.

21 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›