Rihana, zbulohet identiteti i të dashurit të ri të këngëtares
Pas ndarjes nga i dashuri Kris Braun, Rihana ka gjetur ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër i cili deri tani ka qenë mister. Paparacët kanë mundur të zbulojnë identitetin e tij dhe ai është. Fundjavën e kaluar këngëtarja është fotografuar në një klub nate në Nju Jork duke u puthur me një mashkull “të panjohur”, ndërkohë që paparacët nuk kanë qëndruar duarkryq por kanë vepruar për të zbuluar identitetin e tij. “New York Post” ka njoftuar se i dashuri i ri i Rihanës është aktori 22-vjeçar i shndërruar në reper, Aubrei “Dreik” Graham. Gjatë kësaj mbrëmjeje këngëtarja u ka ofruar të pranishmëve materiale “hot” pasi ajo performoi në skenë së bashku me disa balerina të mrekullueshme të cilat ishin pothuajse nudo. Për pak edhe ajo vetë mendoi të hiqte gjithçka e të bënte qejf. Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan disa fotografi të sajat nudo dhe të gjithë menduan se autori i këtij skandali ishte pikërisht Kris Braun. Megjithatë ai i hodhi poshtë të gjitha hamendësimet duke u shprehur se nuk kishte lidhje me atë që kishte ndodhur.
21 Maj 2009