Gjendet gruaja, u largua me 6 fëmijët
20/06/2009 Ishte strehuar në Pogradec te një i njohur
Pas shpalljes në kërkim policia ka mundur të gjejë gruan e zhdukur dhe 6 fëmijët nga Katjeli i Librazhdit. Gruaja 31 vjeç është gjetur e strehuar në një fshat të Pogradecit bashkë me fëmijët. Ende nuk ka detaje për lidhjen e gruas me personin ku ishte strehuar, por mësohet se ishte i njohur për të. Gjithsesi gruaja ka pranuar se është larguar me dëshirën e saj. Burime policore bëjnë të ditur se 31-vjeçarja Burbuqe K., lindur ne Laktesh e banuese ne fshatin Katjel, komuna Rrajcë Librazhd, e martuar me 6 fëmijë, është gjetur shëndoshë e mirë bashkë me fëmijët e mitur dhe është kthyer pranë familjes. Më 17.06.2009 për këtë rast ka bërë kallëzim penal bashkëshorti i saj shtetasi Agron K., vjeç 38, lindur e banues në fshatin Katjel, komuna Rrajcë Librazhd, pasi më datë 16.06.2009, kjo shtetase është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e saj. Familja e burrit jeton në varfëri të plotë dhe papunësi dhe kjo mendohet edhe arsyeja e largimit të gruas, e cila kishte gjashtë fëmijë më i madhi 10 vjeç, të cilët i kishte marrë me vete dhe ishte larguar pa gjurmë. Kanë mjaftuar dëshmitë e banorëve dhe njohjet e gruas për të arritur në gjetjen e saj. L. Lleshi