E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikollë Lesi falënderon miqtë e kolegët për mbështetjen e dhënë



“Falënderoj me shpirt të gjithë ata qindra e qindra miq, shokë, të njohur e të panjohur, kolegë të punës apo kundërshtarë politikë që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të babait tim të shtrenjtë, Palit, i cili vdiq nga një sëmundje e pashërueshme, sëmundje që e përpiu në gjirin e vdekjes për afro 30 ditë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për mjekët, të cilët me përkushtim punuan për shërimin e tij, ndonëse vdekja doli më e fortë se shkenca; mjekun dr. Arben Ivanaj, hematolog dhe njëkohësisht zv/ministër i Shëndetësisë, shefin e Shërbimit të Hematologjisë në QSUT, Tiranë, Pali Xhumari, drejtoren në Shërbimin e Laboratorëve në QSUT, Teuta Dedej, drejtorin e Spitalit të Lezhës, Pashk Gjoni, mjekun hematolog në Lezhë, Gjovalin Leka, si dhe grupin e infermierëve në Spitalin Numër 1 në QSUT, Tiranë e në Spitalin e Lezhës”, - shkruan Lesi.

19 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›