Të gjithë kundër Mitt Romneyt

Kandidatët e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara i kanë intensifikuar sulmet e tyre verbale ndaj Mitt Romneyt, i cili prinë në këtë garë, para votimeve nominuese të së martës në shtetin verilindor, New Hampshire.
Në debatin televiziv të së dielës, ish-kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, New Gingrich, e akuzoi Romneyn se e “ka shumë vështirë për tu zgjedhur” në fushatën kundër presidentit Barack Obama dhe e ka akuzuar rivalin e tij republikan për jo-sinqeritet.
Në komentet e tij, Mitt Romney, ish-guvernator i Massacusetsit, e mbrojti vetveten duke thënë se “është një konservator solid” dhe ka theksuar karrierën e tij në biznes, ndaras nga puna e tij si politikan.
Romney javën e kaluar ka fituar në votimet në Iowa.