E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, si merret kompensimi tek Posta Shqiptare



Janë zbardhur rregullat e hollësishme dhe mënyra e pagesës së kompensimit të Postës Shqiptare për çmimin e letërnjoftimit. Ministra e Financave ka zbardhur dje urdhrin, të cilin e ka dërguar pranë Postës Shqiptare. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 419, datë 30.04.2009 “Për procedurat e pajisjes të shtetasve pa pasaportë që nuk përfitojnë kompensim nga VKM-ja “Për kompensimin me pagesë për pajisjen me letërnjoftim të shtresave ne nevoj디, ministra ka nxjerr urdhrin për zyrat postare.

Financat urdhërojnë të pajisen me kuponë në zyrat postare përkatëse të njësive të qeverisjes vendore, kundrejt pagimit të tarifës prej 200 lekësh të gjithë shtetasit që deri në datën 28.06.2009 janë 18 vjeç e lart, nuk disponojnë pasaportë për jashtë shtetit, si dhe nuk përfitojnë nga asnjë skemë kompensimi sipas VKM 366 15.04.2009. Po kështu, nga ky vendim përfitojnë edhe të gjithë shtetasit që votojnë për herë të parë, por që nuk janë në shkolla publike. Kjo kategori është e përfshirë në skemën e kompensimit të VKM 366, datë 15.04.09, por sipas këtij vendimi, kjo kategori përfituesish kuponët do t’i marrë në zyrat postare dhe jo në zyrat e njësive të pushtetit vendor. Ministria e Brendshme i vë në dispozicion zyrave postare të njësive të qeverisjes vendore listën e personave që nuk disponojnë pasaportë. Shtetasit përfitues, sipas këtij, vendimi paraqiten në zyrat postare të njësive të qeverisjes vendore me një dokument identifikimi, si certifikatë, patentë, ose dokument tjetër, që ka fotografi, për identifikim të personit. Nëpunësi i zyrës postare bën verifikimin e personit me listat e dërguara nga Ministria e Brendshme dhe i kërkon atij të paguaje 200 lekë për marrjen e kuponit të vulosur nga ana e postës. Në rast se shtetasi përfitues nuk figuron në listën e dërguar nga Ministria e Brendshme, por që nuk disponon pasaportë për jashtë shtetit, nëpunësi i zyrës postare i kërkon shtetasit një vërtetim nga Policia e Shtetit, që nuk disponon pasaportë, ose ai nënshkruan formularin sipas modelit bashkëngjitur vendimit. Ministria e Brendshme pajis zyrat postare me formularët e deklarimit.

Shtetasit përfitues përpara se të marrin kuponin, firmosin një formular

Shtetasit firmosin një formularin para se të marrin kuponin, ku japin të dhënat personale, ku jetojnë dhe nëse kanë përfituar nga skema të tjera. Bazuar në formularin e plotësuar, zyrat postare dërgojnë një herë në javë në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës sh.a., kërkesën për rimbursim të pagesës prej 1000 lekësh për çdo kupon të shitur për shtetasit përfitues. Drejtoria e Përgjithshme e Postës sh.a. bën një përmbledhëse, ku rendit të gjitha kërkesat e ardhura nga zyrat postare të njësive të qeverisjes vendore dhe i bashkëngjit edhe të gjitha formularët analitikë të çdo zyre postare dhe i dërgon në Ministrinë e Brendshme. Ministria e Brendshme bën verifikimet e nevojshme dhe i regjistron këto të dhëna në një database, të cilën e përdor edhe për të ndjekur shlyerjen e debitorëve. Kërkesa përmbledhëse i dërgohet Ministrisë së Financave, e cila bën çeljen e fondeve për llogari të Postës Shqiptare sh.a., sipas procedurave të zbatimit të buxhetit.

Arkëtimi i detyrimeve nga shtetasit

Shtetasit përfitues derdhin vullnetarisht brenda një periudhe 6-mujore vlerën 1000 lekë në zyrat e postës, për llogari të buxhetit të shtetit. Zyrat e postës, brenda ditës i transferojnë paratë e mbledhura në llogari të thesarit dhe i raportojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës, e cila me të marrë informacionin nga zyrat postare, për shumat e arkëtuara nga to, dërgon zyrtarisht në Ministrinë e Brendshme listën emërore të shtetasve që kanë kthyer detyrimin. Ministria e Brendshme bën mbylljen e detyrimeve të shtetasve në listat e marra me parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Postave sh.a. Të gjithë personat që në fund të periudhës 6-mujore nuk kanë shlyer detyrimin, shpallen debitorë dhe listat e tyre dërgohen nga Ministria e Brendshme, në njësitë e qeverisjes vendore për vjeljen e detyrimeve sipas kompetencave për zbatimin e masave shtrënguese, si dhe procedurave për vjeljen e detyrimeve debitore. Në fund të periudhës 6-mujore, Ministria e Brendshme përgatit një raport përmbledhës, për Ministrinë e Financave, mbi shumat e paguara, arkëtuara dhe të mbetura pa u vjelë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›