Shkelja më flagrante në Himarë
03/03/2005 Një nga rastet më flagrante të shkeljes, që ka deklaruar Kontrolli i Lartë i Shtetit, është veprimi i ish-kryetarit të Bashkisë Himarë. Sipas raportit të KLSH-së, "në Himarë, në llogarinë bankare të Bashkisë, nuk rezultonte që të ishte arkëtuar qiraja e tokës së dhënë kompanisë celulare "Vodafon", në shumën 3.2 milionë lekë, por ishte kaluar në llogarinë personale të kryetarit të Bashkisë, i cili ka përvetësuar 2.9 milionë lekë". Për këtë çështje është kërkuar rikthimi në arkën e shtetit të dëmit të konstatuar. Megjithatë, është theksuar se në Himarë ka shkelje edhe më të rënda. Këtu përfshihet abuzimi me ligjin për tokën. Sipas KLSH-së, në Himarë është vënë re dhënia e tokës për ndërtim jashtë ligjit, ndërsa është prekur zona turistike e këtij qyteti.