Është shkelur ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave
03/03/2005 Nga kontrollet e ushtruara në Tiranë, Durrës dhe Fier janë konstatuar shkelje të ligjit në dhënien e vendimeve për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave në territore publike dhe zona ekonomike. KLSH bën të ditur se janë pranuar genplane të pamiratuara nga kadastra urbane. Një tjetër shkelje, e cilësuar e rëndë, për vetë faktin e rëndësisë së çështjes së kthimit të pronave, është dhe dhënia e tokës për kompensim në zonat turistike në kundërshtim me ligjin. KLSH vëren se janë dhënë leje ndërtimi në zonat turistike të Qarkut Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Kamëz dhe Dajt, pa marrë lejen e KRRTSH-së dhe janë dhënë leje ndërtimi në tokat bujqësore. Gjithashtu gjatë kontrrollit në Drejtorinë e Pyjeve Lezhë, Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Durrës dhe Kavajë janë konstatuar dëmtime të pyjeve, ngritje e godinave në zonat e mbrojtura, pa leje të Ministrisë së Rregullim Territorit. Problem është dhe mosvjelja e gjobave që iu janë vënë shpërdoruesve, si pasojë e moszbatimit të ligjit nga organet përkatëse. KLSH vëren se ndërmarrjet në varësi të Bashkisë Tiranë nga të ardhurat e realizuara me dhënien me qira të objekteve nuk kanë derdhur përqindjen për llogari të Buxhetit, në vlerën 1646400 lekë.
Abuzime në subvencione
KLSH ka evidentuar se shpesh institucionet marrin subvencione nga shteti dhe jashtë kërkesave që ato kanë. Kështu është evidentuar fakti se "KESH ka vazhduar që të marrë fonde për subvencione në mënyrë të padrejtë. Në vitin 2003, me 214 milionë lekë më tepër, ndërsa në harkun kohor 1998-2002 shuma e subvencionuar më tepër është mbi 25 milionë lekë". Ndaj, në raportin e KLSH-së është kërkuar që të frenohet një fenomen i tillë. Gjithashtu dhe këtë vit kanë vijuar kritikat për sa i përket thithjes së investimeve të huaja. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mosrealizime në investimet e huaja, pasi ato janë realizuar vetëm 47.1 për qind nga parashikimi i dhënë në fillim të vitit.