Nis diskutimi me grupet e interesit për projektligjin e mbrojtjes nga ndotja
ambientaliste është mbi 6 herë, i ndotur nga mesatarja e gjithë rajonit. Biznesi dhe individë të ndryshëm kanë shkatërruar pasuritë natyrore dhe në shumicën e rasteve ata nuk kanë paguar asnjë gjobë. Kjo për faktin se strukturat shtetërore nuk kanë qenë të koordinuara. Një projektligj i ri përcakton qartë detyrat e Ministrisë, Agjencive dhe Inspektoratit të Mjedisit i cili duhet të kryejë kontrolle, të gjobisë dhe vjelë gjobat është prezantuar ditën e djeshme në një konferencë për mjedisin. Gjatë kësaj konference mori pjesë edhe Ministri i Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij Mediu theksoi faktin se Agjencia e Mjedisit është një institucion që duhet të jetë në nivelin e duhur profesional. Ndër të tjera ai tha se ligji i ri për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, synon krijimin e mekanizmave të qartë dhe bazën ligjore të nevojshme për mbrojtjen e ambientit. Projektligji për mjedisin synon të përmirësojë ndjeshëm kuadrin ligjor në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ky pr/ligj kuadër mundëson krijimin e mekanizmave të qartë e transparent për mbrojtjen e mjedisit duke bërë një ndarje të drejtë të përgjegjësive midis institucioneve përgjegjëse për mbrojtjes e mjedisit në vend duke garantuar mbrojtjen dhe ndikimet e mundshme negative të aktivitetit njerëzor tha Mediu. Projektligji është hartuar nga ministria e Mjedisit në kuadër të masave që po merren në zbatim të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ndërkohë ekspertja Naris Panariti u shpreh se detyrat e Ministrisë janë të lidhura me hartimin e politikave, ndërsa të agjencisë me zbatimin e tyre. Shqipëria përballet me shumë probleme mjedisore, të cilat kanë një kosto të lartë ekonomike. Ajri edhe uji i ndotur janë burime sëmundjesh kronike ose jo që kanë prekur një pjesë të madhe të popullsisë. Në Tiranë përmbajtja e pluhurit të respirueshëm është shumë më i lartë se normat e lejuara, ndërkohë që dëme të mëdha janë konstatuar në pyje, lumenj dhe në bregdet. Më shumë angazhim dhe bashkëveprim mes institucioneve për zbatimin e projektligjit për mbrojtjen e mjedisit. Kështu deklaroi gjatë konferencës për politikat e mjedisore, ministri Mediu.
Last Updated on E Marte, 18 Maj 2010 19:15