Spitali kthehet në shkollë private, protestojnë banorët e Shkozetit
për rreth 30 mijë banorë të Shkozetit në Durrës, e veçanërisht të sëmurët kronikë që kanë nevoje për shërbim të vazhdueshëm. "Privati që ka shkollën na ka mbyllur hyrjen ne që hyjmë në ambulancë në një kohë që kjo është godinë shtetërore dhe ai është me qira", thotë Osman Arizaj, mjek. "Unë kam një leje nga kryetari i bashkisë së Durrësit, dhe KRT-ja, që është prej 50 vetësh. Ndërsa nga ana tjetër Pajtim Çafuli, pronar i shkollës. Thotë se banorët ja kanë shembur shkollën. "Kjo shkollë është që në 2003, ambulanca ka vite të tëra që ekziston në këtë vend, dhe rruga për ambulancën ka qenë gjithmonë këtu. Nuk ka përse shkolla të ndalojë 40 mijë banorë që të mos marrin shërbim", u shpreh Nazmie Metra, kryeinfermiere e Qendrës Shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe efektivat e inspektoratit ndërtimor, policisë bashkiake dhe asaj të rendit, të cilët kanë shembur murin e ndërtuar pa leje brenda ambienteve të qendrës shëndetësore duke bërë të mundur kthimin e personelit dhe fillim normal të vizitave mjekësore.
Ndryshimet e stinës risjellin virozat
Temperaturat e një jave më parë treguan se stina e verës ishte në prag dhe njerëzit madje filluan të frekuentojnë edhe plazhet. Por tekat e motit bënë që brenda dy ditësh ato të bien me dhjetë gradë njëherësh. Kjo luhatje e madhe ka ndikuar në një valë të re viroze e pazakontë për këtë periudhë. Mjekët kërkojnë që njerëzit të bëjnë kujdes në mënyrën e të ushqyerit dhe të veshurit, ndërsa në rastin më të parë që shohin përkeqësim të gjendjes shëndetësore të paraqiten në poliklinika. Meteorologët shpjegojnë se një mase ajrore e ftohtë që ka prekur territorin tone ka ulur temperaturat duke i bërë ato jo normale për stinën dhe muajin në të cilin ndodhemi. Ata thonë se mbi rajonin tonë ka patur një masë të ftohtë ajri që ka ulur temperaturat, ndërsa në malësitë e Peshkopisë dhe Kukësit kanë rënë reshje bore. Moti gjatë gjithë kësaj jave do të jetë i freskët ku temperaturat mund të arrijnë deri në 23 gradë Celsius ndërkohë që pritet të ketë një rritje në fundjavë. Gjatë ditës së shtunë në orët e pasdites parashikohet të ketë reshje shiu në oraret e pasdites ndërsa e diela premton mot më të mirë.