E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma e Tregtisë, ndihma për fëmijët jetimë

Dhoma e Tregtisë në Tiranë do të nisë një fushatë në mbrojtje të fëmijëve jetim. Sipas një njoftimi për shtyp nga ky institucion mësohet se viti 2010 do të jetë viti në ndihmë të fëmijëve jetimë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka e bëri prezente këtë në eventin e organizuar sot nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, nën

Kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës Prof. Dr. Bamir Topi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimin Social Shtetëror dhe Federatën Universale të Paqes. Nuk ka rëndësi sesi i shikojmë dhe i vlerësojmë ne jetimët. Duhen ndihmuar dhe jo dukur sikur ndihmohen. Ndaj e them me bindje të plotë e kjo bindje me buron nga përkrahja që kam prej kolegëve të mi, që këtë vit Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e ka shpallur Viti në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë, u shpreh Jaka në përshëndetjen e tij, duke vlerësuar njëkohësisht të gjithë ata që në këtë ditë mundësuan mbledhjen e fëmijëve jetimë, rrethuar nga dashuria njerëzore. Duke nxjerrë në pah anën humane të sipërmarrësve shqiptarë, që dinë të jenë me iniciativat e tyre në ditë e kohë të vështira zoti Jaka citoi ndër të tjera se fëmija është krijesa më e pafajshme që vjen në këtë botë. Nuk ka rëndësi se si lind ai, rëndësi ka që të mund të rritet ngrohtë e më gjithë dashurinë e duhur në mënyrë që të arrijë të trashëgojnë vlera, duke bërë të mundur vijimësinë e jetës, duke na bërë ne, të ndihemi krenar që jemi pjesë e kontributit modest jo vetëm të fëmijëve që ne rrisim, por dhe atyre që për shkak të rrethanave fatkeqe të jetës nuk mund të kenë afër dorën e nënës.

Last Updated on E Marte, 18 Maj 2010 19:01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›