E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piloti italian kërkon gjykim të shkurtuar

02/04/2009  Ishte ulur në Rinas pa leje

TIRANË-Piloti dhe biznesmeni italian, Antoni Lubrano, i akuzuar për shkelje të rregullave të fluturimit ka kërkuar dje në gjykatë nëpërmjet mbrojtëses gjykimin e shkurtuar. Gjykatësja Fatmira Hajdari ka pranuar kërkesën e avokates mbrojtëse, ndërsa vetë Lubrano nuk është paraqitur në gjykatë. Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi italian ka ndodhur më 4 gusht të vitit të kaluar kur ky i fundit së bashku me një mikun e tij ishin nisur drejt Greqisë. Por gjatë momentit që ishin duke fluturuar në bregdetin e vendit tonë, ka konstatuar rritjen e tensionit të vajit, duke bërë dhe ulje të detyrueshme në aeroportin e Rinasit. Menjëherë pas uljes së avionit privat të llojit “Lufthansa”, policia ka kryer arrestimin e tyre dhe më pas i ka lënë të lirë. Lubrano ka argumentuar gjatë marrjes në pyetje se kishte pasur një problem në motor, problem i cili nuk u zbulua asnjëherë nga dy ekspertët e vendit tonë që kryen një mbikëqyrje të mjetit fluturues.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›