E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjelbërimi i rrugës “Ali Demi” me 260 pemë



Bashkia e Tiranës vazhdon nismën e saj për gjelbërimin e kryeqytetit. Këtë herë ishte rruga “Ali Demit”, e cila u bë pjesë e kësaj nisme me mbjelljen e 280 pemëve. Kjo nismë e Bashkisë bëhet në kuadër të përmbushjes së objektivave për përmirësimin e cilësisë së mjedisit në Tiranë. Ajo ka planifikuar gjelbërimin e disa akseve kryesore të Tiranës dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gjatë mbjelljes së 260 pemëve dekorative përgjatë rrugës “Ali Demi”, u shpreh se kryeqyteti do të gjelbërohet në të gjitha pjesët e tij. Rama hodhi akuza kundër qeverisë duke e konsideruar si një pengesë të punëve të Bashkisë. “Ka filluar viti i fundit i stërmundimeve të keqqeverisjes dhe viti i parë kur një shpresë e re do të marrë rrugë. Vetëm më pak se 6 muaj na ndajnë nga momenti i ndarjes me stërmundimet keqqeverisëse dhe sot ne e rihapim këtë sezon mbjelljesh të shpresës dhe njëkohësisht të dëshmive në të gjithë kryeqytetin të kësaj perspektive për Tiranën”, - u shpreh Rama. Janë rreth 3000 pemë dekorative të llojeve të ndryshme, si rrap, bli aromatik, gështenja, manjolia, shkurre dekorative që janë mbjellë e do të mbillen në bulevardet kryesore të qytetit gjatë periudhës dhjetor 2008 – janar 2009. Ato do të mbillen nga Ndërmarrja e Punëtorëve Nr.1 e kryeqytetit, e cila do të vijojë punën për mbjelljen e drurëve dekorativë të llojeve të ndryshme nëpër të gjitha akset kryesore të qytetit.

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›