E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftimi; Vidhet ambasada daneze, mbyllet për një afat të pacaktuar



Vidhet ambasada daneze në Shqipëri, mbyllet përkohësisht sa të zbardhet ngjarja dhe autorët. Përmes një njoftimi nga ambasada suedeze në Tiranë, bëhet e ditur se për një kohë të pacaktuar, për shkak të një vjedhjeje të ndodhur brenda Ambasadës së Danimarkës në Shqipëri, kjo ambasadë do të mbyllej. Të kontaktuar nga gazeta “standard” lidhur me këtë ngjarje për ndonjë informacion më tepër, nga ambasada suedeze u bë e ditur se nuk kishin një informacion të detajuar dhe se në këtë rast ishin vetëm duke i bërë një shërbim për njoftimin ambasadës daneze. Ende nuk dihet se në çfarë konsiston vjedhja në brendësi të ambasadës, ndërkohë që mësohet se janë duke u studiuar filmimet e kamerave të sigurisë të vendosura nëpër ambiente, si dhe po merren në pyetje stafi danez dhe shqiptar i ambasadës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›