SHBA ofron në Bruksel 400 milionë dollarë për Kosovën
SHBA do të ofrojë 400 milionë dollarë për Kosovën në konferencën e donatorëve në Bruksel, ku shifra që do të dhurohet për republikën e re pritet të kalojë një miliard dollarë.
Nënsekretari amerikan për çështje të Evropës, Daniel Fried, ka njoftuar vendimin e miratuar tashmë nga 70 për qind e Kongresit amerikan dhe ka hedhur poshtë pohimet për një lloj “gjysmë-pavarësie” të Kosovës, për shkak të mosnjohjes dhe bllokadës së Rusisë. Fried ka deklaruar se, “Kosova është plotësisht një shtet i pavarur, pa marrë parasysh a thuhet kjo me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, apo jo”. Ndihma amerikane do të orientohet në programet për krijimin e vendeve të reja të punës, në forcimin e institucioneve të gjyqësisë dhe policisë si dhe në shlyerjen e obligimeve të jashtme që ka Kosova, si pjesë e trashëguar e borxhit të saj. Fried ka njoftuar se SHBA-të janë të kënaqur me progresin që ka shënuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë. Ai ka theksuar se suksesi i deritashëm dhe situata e qetë ka demantuar kritikët e pavarësisë, që kishin parashikuar dhunë ndëretnike dhe valë refugjatësh. Në takimin e mbajtur me gazetarë në Departamentin e Shtetit, Fried ka shtuar se Kosova është njohur nga dy të tretat e Evropës, nga Japonia, nga Australia. Edhe njëherë në emër të SHBA-së ai ka hedhur poshtë “Kuvendin e serbëve të Kosovës”, duke thënë se një organizëm i tillë nuk ka asnjë status ligjor, ndërkohë që ka akuzuar Serbinë për dërgimin e emisarëve të saj në Kosovë. “Eshtë vështirë të konstatohet nëse serbët që hyjnë në Kosovë janë nacionalistë privatë, janë gjysmë të lidhur me qeverinë, apo janë zyrtarë të saj. Duket se aty janë të gjithë nga pak, prandaj Serbia nuk duhet t’i dërgojë apo ta mbështesë gangsterizmin. Shpresojmë se qeveria e re do të veprojë në mënyrë më të përgjegjshme”, tha Fried.